Tashmë i njohim të mirat e vizitave në muzeume, parqe arkeologjike dhe te shoqëruarit me njëri-tjetrin. Kështu do të ndodhte edhe këtë herë me fëmijët të cilët do të vizitonin qytetin e vjetër të Apollonisë.
Fëmijët tregojnë interes. Ata dinë dhe zgjedhin me çka lidhin mendimin.
Një muze mjaft i pasur për të treguar mbi kulturën dhe jetën sociale të hershme, si dhe nje shëtitje për t’u njohur me disa nga dëshmitë e zbuluara deri më tani.
Shijimi i të luajturit së bashku, lojrat e planifikuara me tepër kujdes si përgjatë udhëtimit në autobus ashtu edhe në kohen e ruajtur enkas për këtë qëllim, ishin një element prej të cilit fëmijët dukeshin të kënaqur.
Të mësojmë përmes lojës dhe udhëtimeve duke u shoqëruar me njëri tjetrin është një rrugë e mirë për të rritur fëmijë të ditur, pa humbur bukurinë e të qenit fëmijë.