Disa prej studentëve më të mirë në Smart Center ishin lajmëruar prej javësh për një surprizë që e besuan vetëm në momentin që ndodhi. Ne datën 29 Janar ata u pritën në ambasadën amerikane nga disa diplomatë, ndër ta edhe vetë ambasadori amerikan John Withers.
Takimi i sponsorizuar nga Smart Center ishte planifikuar të zgjaste plot 60 minuta, por aq interesant u bë bashkëbisedimi shumë miqësor midis studentëve dhe ambasadorit John Withers, saqë ambasadori ndryshoi axhendën e tij të ngjeshur duke e zgjatur takimin në më shumë se 90 minuta. Pas fotove përmbyllëse të takimit, ambasadori firmosi autografe duke ia plotësuar kështu dëshirën studentëve.
Takimi ishte frymezues jo vetëm për studentët, por edhe për ne si mësues. Ambasadori na la mbresa të gjithëve. U ndjemë shumë të lumtur edhe kur dëgjonim studentët të përsërisnin gjatë rrugës për në Vlorë ato ç’ka kishin thënë me ambasadorin. Ishin të shumtë ata studentë që e quajtën ndër ditët më të bukura të jetës së tyre. Por me sa duket edhe ne i paskemi lënë mbresa ambasadës, mund të siguroheni duke ndjekur këtë link: http://tirana.usembassy.gov/
P.S. Smart Center do të dëshironte të falenderonte Amy Fladeboe, mësuesen tonë amerikane, për ndihmën që dha në mundësimin e këtij takimi.