Xhada ka qenë 6 vjeçe kur ka ardhur në Smart. Kur detyrat nuk i bënte dot mirë, qante. Tani Xhada është është 13 vjeçe dhe është asistente e mësuese Prishilës në disa prej mësimeve të saj me grupet e fëmijëve. Xhada-t janë rritur në Smart, rritur me Smart, formësuar me Smart. Për të gjitha Xhada-t dhe shokët e tyre, Smart Center sponsorizoi me shumë dashuri udhëtimin e adoleshentëve (13-16 vjeçarë) për në Parkun Arkeologjik Apollonia, edhe për t’i falenderuar.
Pothuajse të gjithë fëmijët i përkisnin grupeve të fudjavës në Smart Center I dhe aty edhe u nisëm në 7.30. Gjatë rrugës mësuese Anna mbante kampjon 🙂 me gjëegjëzat dhe lojërat e saj; e mësuam mirë e bukur se çfarë kishte në sepeten e gjyshes. Teacher Moni drejtonte pjesën e këngëve dhe ne i mësuam të gjitha këngët me të cilën vë Seilën e saj të bukur në gjumë. Me të mbërritur në Apolloni, stafeta i takoi mësuese Amit, e cila na argëtoi pa masë ne mësueseve, e lëre më adoleshentët tanë.
Pasi u karikuam me energjinë e duhur, studentët u ndanë në dy grupe dhe, me radhë, njëri vizitonte muzeun, teksa tjetri eksploronte parkun. Me ndihmën dhe dashamirësinë e personit përgjegjës që na udhëhiqte në muze, i gjithë komunikimi dhe guida brenda këtij ambjenti u bë në anglisht. Studentët ishin kurjozë, e më kurjozi ndër ta qëndronte Erlisi ynë i dashur shumë.
I gjithë ky udhëtim kishte një qëllim. Smart Center është përpjekur shumë që të gjithë Xhada-t t’i rrisë gjuhësisht, intelektualisht, moralisht dhe shpirtërisht. Qendra kishte planifikuar një aktivitet që zgjati rreth një orë, ku adoleshentët tanë shprehen se do të jenë brezi i ardhshëm i ndershëm i këtij vendi; qytetarët tolerantë, të edukuar, ambiciozë e mendjehapur të qytetit tonë, krenaria jonë.
Pas drekës së ngrohtë ku të gjithë ndanin me njëri-tjetrin, vijuan sërish aktivitetet. Disa grupe të vegjël, fansa të Elhaidës, ia përkushtuan pasdrekën posterave për të. Dashtë Zoti, gjithë mundi dhe mbështetja jonë e zjarrtë për atë që po na bën sot krenare, nuk shkon kot.
Pjesa tjetër, bashkë me teacher Anën, mësuan dhe konkuruan me tongue twisters. Unë, mësuese Eri, bashkë me Valen, studentet besnike të pothuajse çdo kursi në Smart, i mësuam një tjetër grupi këngën Heal The World, të Michael Jackson.
Pasi zgjodhëm posterat më të bukur, teacher Moni bëri mbylljen me lojëra me të qeshura të zhurmshme me litar.
Dhe kështu, me gëzim studentësh e krenari mësuesesh u mbyll një e shtunë, jo si të tjerat. U mbyll, për t’u ripërsëritur më fortë, një ditë frymëzuese, me Xhada, Doelëra, Erëra e krenarirëra! Faleminderime të sinqerta për të gjitha mësueset e Smart-it që bënë të mundur që çdo orë të ishte e mrekullueshme!