Për herë të parë në Vlorë, Hour of Code do të zhvillohet ditën e shtunë, 12 mars, ora 15.00, në Smart Center II. Qëllimi ynë është të prezantojmë fëmijët dhe adoleshentët në qytetin e Vlorës me kodimin dhe të ndezim tek ta dëshirën dhe interesin për të mësuar se si të kodojnë argëtueshëm. I ftuari ynë në Orën e parë të Kodimit, Baki Goxhaj, është kodues profesionist me rreth dhjetë vite përvojë në këtë fushë.
Pjesë e kësaj ore të parë kodimi do të jenë grupmoshat 9-14 vjeçare. Fëmijët me pak njohuri paraprake të gjuhës angleze përbëjnë përparësi.