Home
FCE-ja Me Pedagoge Amerikane

FCE-ja Me Pedagoge Amerikane

amy and FCE
Smart Center është ndjerë gjithmonë e privilegjuar duke pasur pedagogë amerikanë që prej fillimit të saj e deri tani. I pari pedagog që ka dhënë kontributin e tij ka qenë Mike. I ftuar shpesh nga qendra jonë, Mike ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive komunikuese të studentëve tanë. Më pas ka qenë Jamie ajo që ka ndihmuar në rritjen e nivelit të qendrës sonë.
Aktualisht, pedagogët amerikanë në Smart Center janë Travis dhe Amy. Travis është i angazhuar me nivele të ndryshme, përfshi këtu fillestarë, para-mesatarë, mesatarë e më tej. Ndërsa Amy, zhvillon çdo orë mësimi me studentët që janë pjesë e kurseve përgatitore të FCE-së.

Si do të ndihmojë Amy?

Amy ka qenë pedagoge në Universitetin e Vlorës dhe është kujdesur që i shkruari akademik i studentëve të këtij universiteti të ishte në nivelin maksimal. Në Smart Center, përpos pjesëve të tjera, Amy do të ndihmoj thellësisht në këto pjesë të provimit:

Writing

Në provim, në pjesën e të shkruarit, studentëve do t’ju duhet të shkruajnë një:

  • essay (ese)
  • letter (letër)
  • raport (raport)
  • article (artikull)
  • review (kritikë)
  • short story (histori të shkurtër)

Për të gjitha pjesët e mësipërme do të kujdeset veçanërisht Amy. Studentët do të mësojnë gjithçka ju duhet për këtë testim, duke nisur nga shkrimi i një paragrafi, deri tek pjesët e sipërpërmendura. Madje, ata do të ndajnë mendimet personale dhe përditshmërinë e tyre me Amy-n, nëpërmjet mini-ditarit që do të shkruajnë në anglisht (dy herë në javë), enkas për këtë kurs.

Speaking

Në këtë qendër kursesh, studentët tanë do të kenë avantazhin e përsosmërisë së anglishtes së tyre me një folës vendas; një mundësi që edhe ne si mësues na bën të gëzohemi kurdoherë që e kemi. Ata do të përgatiten për të katërta pjesët e të folurit që ekzistojnë në provimin e FCE-së të cilat vijojnë sipas radhës më poshtë:

  1. Interview (intervistë)
  2. Talking about photos (të folurit rreth fotove)
  3. Collaborative Task (detyrë bashkëpunuese)
  4. Further discussion (diskutim i mëtejshëm)

Prania e Amy-t në qendrën tonë, mundëson që 2 studente ta ndjekin këtë kurs pa pagesë. Këtë dhuratë nga qendra jonë dhe Amy do e përfitojnë: Xhoana dhe Sonja, dy ndër studentet që i vjen më tepër në ndihmë  kjo ‘bursë’ dhe që janë ndër më të mirat gjithashtu. Mësimdhënia për ne të Smart-it është PASION nga ata të medhenjtë, ndaj duam që dijen ta përcjellim te gjithkush që e do, pavarësisht mundësive.
Shumë projekte të tjera do të jenë pjesë e këtij kursi, por ato do të bëhen të ditura vetëm në ditët e ardhshme. Deri atëherë unë dëshiroj t’i uroj Amy-t dhe studentëve tanë, SUKESE!

6 Comments

  • Elona Petraj says:

    Pershendetje te gjitheve atyre qe deshirojne te aftesohen ne fushen e komunikimit nderkombetar!Nqs vertete doni te tregoni veten atehere ju siguroj se SmartCenter eshte drejtimi i duhur.Personalisht kam studiuar gjuhen angleze ne kete qender & ne saje te aftesive mesimdhenese,komoditetit si dhe njohurive specifikisht te zgjeruara zoteroj ne gjuhen angleze 1 komunikim te paster vecanerisht te lehte pe tu shprehur si & pervetesimin e 1 gramatike relativisht te shhkelqyer.Kjo me ndihmoi ne provimet e matures shteterore me zgjedhje ne te cilin u vlersova me noten 9.6.Aktualisht po pergatitem per ta mbrojtur anglishten ne universitetin e gjuheve te huaja ne Tr,sepse ne komunikimin me individe angleze e ndjej veten te afte ashtu sikur po flas gjuhen shqipe.Kjo vetem ne saje te SmartCenter!Faleminderit Smart Center.Nqs deshironi qe ne 1 kohe te shkurter ju te flisni gjuhen angleze supermire,atehere sinqerisht ju garantoj se i vetmi obsion eshte kjo qender.

  • Eri B. says:

    Wow!!! Lona, I am speechless!
    Më gëzove shumë me komentin tënd! Të falenderoj nga zemra për fjalët e mira dhe të uroj shumë suksese si arkitekte e ardhshme! 🙂
    Për Smart Center do mbetesh gjithnjë një mike e mirë!
    Më shumë përzemërsi,
    Eri

  • Elona Petraj says:

    P.s Qendra Smart me tregoi sesi mund te perdorja kompjuterin ne 1 kohe mjaft te shkurter& njekohesisht teper efikase.Sot punoj persosmerisht ne programet e paketes office si & shume programe qe na lehtesojne punet tona ne menyre e elektronike.Certifikata qe kam fituar ne kete qender eshte e vlefshme ne cdo institucion punesimi.Ju uroj navigacion te mbare ne mesimin e gjuhes angleze me ane te kompjuterit por gjithmone pasi keni pervetesuar njohurite qe ju ka dhene kjo qender ne punen me kompjutera.

  • Eri B. says:

    Ke më?! 😀
    Po mos të kishe qenë ti kaq e aftë, Smart-i, sado të mundohej, s’do e kishte bërë dot punën kaq mirë.
    Faleminderit shumë, sërish!

  • Banago says:

    Bën për reklamë ajo goca, nuk ju qepka 😀

  • Eri B. says:

    Hëhëhëh! Do ti Banago që s’e ke keq! Lona, merr një herë leje andej nga ‘shpia’; më duket se do dalësh në TV. 😛

Leave a Comment

*

*