EIPASS Shëndetësia Dixhitale është programi i certifikimit që ju lejon të vërtetoni zotërimin e aftësive kompjuterike thelbësore për të punuar më mirë në një sektor, në atë publik a atë privat, që po kalon një fazë të nevojshme modernizimi dhe kompjuterizimi. EIPASS Shëndetësia Dixhitale sapo është akredituar nga QKEV me 24 kredite.
I ndarë në pesë module, programi i EIPASS Sanita Dixhitale ndjek udhëzimet e përcaktuara në Axhendën Dixhitale Europiane:
Moduli 1: Bazat kompjuterike dhe Interneti. Kandidati duhet të fitojë nivelin e aftësive të nevojshme për të përdorur aplikacionet më të njohura kompjuterike në një mënyrë produktive dhe efektive.
Moduli 2: Dixhitalizimi dhe arkivimi i dokumentave. Moduli ekzaminon proceset e dixhitalizimit dhe arkivimin e dokumentave dhe mënyrat për përdorimin dhe zbatimin elektronik që lidhen me menaxhimin e tyre në sektorin publik.
Moduli 3: Mbrojtja elektronike e të dhënave personale. Të dhënat personale duhet të jenë subjekt i mbrojtjes, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë. Moduli thellon çështjen e mbrojtjes teknike dhe ruajtjen e të dhënave personale nga ana e personelit shëndetësor përgjegjës.
Moduli 4: Siguria kompjuterike dhe privatësia e të dhënave shëndetësore. Moduli analizon strategjitë aktuale të mbrojtjes dixhitale së dokumentave dhe aksesit në shërbime, për tu garantuar njerzve siguri dhe transparencë.
Moduli 5: E-Shëndetësia: Zgjidhja dhe aplikacionet dixhitale në sektorin e shëndetësisë. Moduli analizon dhe thellon kompetencat dixhitale me shpenzime direkte në kontekstin e shëndetësisë. Operatori që e zotëron, garanton një nivel të lartë të efikasitetit dhe profesionalizmit.
Ky certifikim është zgjedhja e zgjuar e mjekëve, infermierëve, manaxherëve/drejtorëve, dentistëve dhe farmacistëve. Në qytetin e Vlorës EIPASS Shëndetësia Dixhitale mundësohet vetëm nga Smart Center, e vetmja qendër e akredituar nga Certipass për Vlorën. Për regjistrime na kontaktoni në: 069 31 40 170 & [email protected]!