Home
Workshop: Të studjosh në Itali – Ku dhe Si?

Workshop: Të studjosh në Itali – Ku dhe Si?

Zgjedhja për të studjuar në një universitet shpeshherë ka rezultuar e paqartë dhe jo e sigurtë tek studentet aspirantë. Kjo sepse informacioni herazi nuk eshte i qartë, ose për shumë të tjerë i veshtirë per t’u gjetur dhe informuar mirëfilli. Ndodh kështu që shumë prej studentëve të heqin dorë nga e drejta e studimit jashtë shtetit për pasigurinë që kanë rreth problematikave që hasin, si ato të dokumentacionit, vendbanimit apo edhe procedurat e regjistrimit.

Duke pasur parasysh periudhën e tanishme ku studentët nxitojnë të plotësojnë formularë dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre, ne në Smart Center menduam t’ju vijme edhe më në ndihmë pikerisht atyre që mendojnë të studjojnë në universitetet italiane, por edhe të gjithë te rinjëve që ende jane te paqartë rreth universiteteve dhe të ardhmes së tyre akademike. Tashmë u bënë tre vjet që mësuesja jone e gjuhës italiane, Ejona, nisur nga iniciativa e saj personale, ka qenë e pranishme në të gjitha procedurat që duhen ndjekur per studimin jashtë shtetit dhe ju ka dhënë shumë mbështetje gjithë studentëve tanë.

Ky workshop është vetëm në ndihmë dhe funksion të të rinjëve të cilët kanë vendosur ose mendojnë të studjojne në universitetet italiane shtetërore apo private dhe informacionet që ne disponojme jane te bazuara mbi të dhëna reale te cilat janë publikuar nga vetë institucionet përkatëse.

Të dhëna mbi Workshop-in

Data: 5 maj (e premte)
Orari: 17.30 – 19.00
Vendndodhja: Smart Center II
Hyrja: E lirë

Unë jam mësuese anglishteje prej vitit 2007 dhe drejtuese e qendrës së kurseve Smart Center prej po kaq kohësh. Gjatë këtyre viteve jam aftësuar në mësimdhënien e të gjitha grupmoshave dhe niveleve dhe jam veçanërisht e apasionuar për të mësuar studentët fillestarë të flasin anglisht në një kohë shumë të shkurtër.

4 Comments

  • Alket says:

    Ne duhet te dime italisht ne menyre qe te shkojme ne nje shkolle ne Itali apo jo?

  • Mesuese Eri says:

    Të dimë edhe ta mbrojmë me një testim ndërkombëtar. Por për këto e të tjera do të flasim me detaje edhe në workshop. Të presim atje. 🙂

  • erjomina says:

    Po ashtu keshilloj kedo qe vendos t studioj ne itali, te marri guximin dhe te provoj te konkuroj per cilendo dege qe i pelqen dhe te mos ja bej syri terr per veshtiresite….nqs nuk kalon testin e hyrjes, ka mundesi t tjera qe mund te vleresoj, dege te tjera qe mund te studioj …por ja vlen te tentoj pa u friksuar ate qe me shume e apasionon!

  • Mesuese Eri says:

    Faleminderit shumë që na e inkurajon rininë, Er. Kështu petrita e sypatrembur i duam edhe ne. 🙂

Leave a Comment

*

*