Home
Kursi i Anglishtes për Fëmijë

Kursi i Anglishtes për Fëmijë

Në programet tona për fëmijë, të vegjëlit e përvetësojnë anglishten në mënyrë argëtuese dhe ndërvepruese. Kurset tona janë të hartuara t’i ndihmojnë fëmijët të praktikojnë dhe zhvillojnë të gjitha aftësitë gjuhësore, veçanërisht ato komunikative. Kjo arrihet nëpërmjet një sërë aktivitetesh interesante, të përzgjedhura sipas nivelit gjuhësor të fëmijëve.

Gjatë kursit, mësueset nxisin interesin në njohjen dhe të kuptuarit e kulturës angleze (dhe asaj amerikane). Videot dhe dokumentarët, mësuesit e huaj që i kanë shtuar Smart-it vlerë prej vitesh, aktivitetet dhe performancat e studentëve në klasë ndihmojnë të gjitha në arritjen e këtij synimi.

Kursi, edhe pse fokusohet në zhvillimin e aftësive komunikative, të folura dhe të shkruara, zhvillon gjithashtu aftësitë gramatikore, gjuhën funksionale dhe njohuritë leksikore. Kjo përforcohet duke komunikuar në mënyrë efektive në kontekste të caktuara. Smart Center njihet për përdorimin e gjuhës angleze, brenda dhe jashtë klasës.

Përveç të mësuarit në klasë, ne i angazhojmë fëmijët në lojëra, konkurse dhe ekskursione në natyrë, të gjitha të zhvilluara në gjuhën angleze.

Javën e ardhshme ne do të vijmë me të dhëna më të detajuara të Programit tonë Vjetor. Na ndiqni!

Leave a Comment

*

*