Anglisht – Sezoni i Ri në 5 Shtator

“Nëse dini anglisht, keni akses në Google dhe dini të bëni pyetje, jeni pjesë e 1%-shit.” – Tim Ferriss
Në 5 shtator rinisin kurset e gjuhës angleze për grupmoshat e rritura. Grupet do të përbëhen nga studentë të nivelit fillestar e deri tek ata të nivelit të avancuar, përfshirë përgatitjet për provime ndërkombëtare si, PET, FCE, CAE, IELTS, TOEFL, etj.
Frekuentimi
Kurset për të rritur mund të ndiqen me ritëm normal ose të përshpejtuar (intensiv), në varësi të kohës së lirë dhe synimeve të studentëve. Përgjithësisht, grupet e të rriturve janë të organizuara nga e hëna në të enjte. Për studentët që nuk munden përgjatë ditëve të javës, mundësohen kurse edhe në fundjavë.
Oraret
Dy qendrat Smart Center janë të hapura nga ora 9.00 deri në 20.00 dhe kurset për të rritur mund të ndiqen gjatë gjithë ditës. Stafi ynë përpiqet të përshtasë oraret edhe për studentët që janë pjesë e sektorit të shëndetësisë dhe që punojnë me turne.
Tarifat
Ne besojmë se cilësia e mirë duhet të jetë e prekshme për pjesën më të madhe të familjeve vlonjate. Edhe në rastet kur nuk është, ne përpiqemi të japim kontributin tonë në studentët e dijedashës e të talentuar. Në Smart Center një seancë 55-minutëshe për mësimin e gjuhës angleze kushton vetëm 250 lekë. Pagesa mujore për një kurs të përgjithshëm të gjuhës angleze është 3000 lekë ose 5000 lekë, në varësi të frekuentimit (me ritëm normal apo të përshpejtuar).
Ju do të keni mbështetjen e një stafi të përzgjedhur mësuesesh që parreshtur investojnë në ditët e punës pasionin për të kultivuar më të mirën nga studentët e tyre. Ju do të mësoheni nga mësuese profesioniste dhe të përkushtuara që orët e tyre të punës duan t’i jetojnë cilësore, me energji, kreativitet dhe dashuri për profesionin. Ne duam të bëjmë diferencën në përvojat tuaja të deritanishme me gjuhën angleze. Na lejoni t’ju ndihmojmë!
Për interesime dhe regjistrime, ju mirëpresim në: [email protected] & 069 31 40 170!