Super Sunday with Smart Center

Pas vizitës që bëmë në Mal të Zi rreth dy javë më parë, pothuajse të gjithë studentët vunë re ndryshimin midis Vlorës dhe Budvës, një ndryshim që ishte shumë i madh për sa i përket pastërsisë së qytetit. Për këtë arsye, qendra jonë  vendosi që këtë të djelë të organizonte dhe sponsorizonte një udhëtim për fëmijët në Zvërnec, ku tema kryesore ishte ‘Mjedisi’.

Fëmijët u ndanë në pesë grupe dhe secili grup drejtohej nga dy studentë-mësues, që ne i quajtëm lidera.  Njëri grup kishte lojë në role, tjetri përshkrimin e Zvërnecit, grupit të tretë ju besua vizatimi i Zvërnecit e kështu me radhë. Çdo grup organizoi një konkurs dhe në fund të konkursit Smart Center ju dhuroi fëmijëve fitues nga një libër në gjuhën angleze të shoqëruar me CD. Jason, Kevi, Fiori, Eno dhe Elena ishin fituesit e vegjël, me shumë kreativitet.

Në përfundim të konkursit edhe liderat u shpërblyen për suksesin që arritën në organizimin dhe mbarëvajtjen e konkursit. Siç thuhet në këto raste, të gjithë ishin shumë të mirë, por fituesja është vetëm një; ajo ështëKristina, e cila ka tashmë mundësinë  të studiojë një muaj falas.

Ilda, Sidorela, Eleni, Albjona, Anxhela, Elda, Gesi, Arjela dhe Ina, ju falenderojmë me zemër që u bëtë pjesë e udhëtimit tonë.

Të dashur studentë (fëmijë dhe lidera), t’ju bëjmë të lumtur është ajo ç’ka ne dëshirojmë dhe dashurojmë të bëjmë! Në sytë tuaj të djelën pamë se ja kishim arritur disi qëllimit, ndaj ndihemi sot krenarë dhe sërish entuziastë për udhëtime të tilla!

Ju falenderojmë që jeni në Smart Center dhe ju premtojmë që do t’ju gëzojmë gjithmonë!

Me shumë dashuri,

Teacher Eri! 🙂

Detajet e Eventit

  • Super Sunday with Smart Center