Studentët e italishtes në ekskursion

Celja e sezonit të verës po afronte dhe nxënësit e italishtes kishin menduar të fillonin aktivitetet e tyre përkrah mësimit të gjuhës italiane. Njëri prej tyre ishte dhe aktiviteti kulturor në Zvërnec të Vlorës. Si aktivitet kishte për qëllim përveç argëtimit, edhe zhvillimin e komunikimit në gjuhën italiane në ambjente të hapura. SAMSUNG DIGITAL CAMERA
U nisëm nga Vlora në orën 10.00. Fillimisht vizituam Manastirin e Zvërnecit dhe pasi bëmë disa foto u nisëm drejt plazhit të Zvërnecit ku kishim menduar të qëndronim për një piknik. Të organizuar mjaft mirë me ushqimet dhe pijet, shtruam në rërë dhe aktiviteti mori tjetër formë. U zhvilluan mjaft diskutime me tema të ndryshme dhe mjaft lojra në të mirë të përdorimit të gjuhës, duke sprovuar aftësitë e tyre vetë nxënësit.
Çdo gjë ishte produktive; dhe afrimiteti i tyre. Kishin vetëm tre muaj që e njihnin njëri tjetrin dhe dukej sikur ishin shokë prej kohësh. Rreth orës 13.00 u ngritëm për t’u riorganizuar për rrugë; të lumtur pa masë, të qeshur dhe shumë aktivë.
Lamë plazhin pas dhe filluam marshimin drejt Pyllit të Sodës. Për gati një orë kemi marshuar duke ju gjendur në ndihmë edhe natyrës (fatkeqësisht mjaft e ndotur) duke u kujdesur për një pastrim simbolik përgjatë rrugës së përshkuar.
Dhe më pas me mjetin e prenotuar, i cili na priste në afërsi të Petroliferës, u nisëm drejt Vlorës. Ora 15.00 na gjeti në Vlorë, në Skelë. Kur u përshëndetëm, u ndamë me po të njëjtën shprehje si për hera; Shihemi nesër! SAMSUNG DIGITAL CAMERA
Sepse për tre muaj ne shikoheshim pothuaj cdo ditë.