LPI

LPI, Linux Professional Institute, është provimi më i njohur në botë për të certifikuar njohuritë e përdoruesve profesionistë të sistemit operativ Linux. Janë aktualisht më tepër se 350,000 provime të realizuara me liderin e certifikimeve Linux.

Pse të kryesh një provim të LPI?

Përdorimi i Linux vazhdon të rritet në mbarë botën, pasi përdorues individualë, subjekte qeveritare si dhe industri të shumta kanë filluar të eksplorojnë dhe përqafojnë teknologjitë me burim të hapur. Ky zgjerim në drejtim të këtyre teknologjive po realizon dhe ripërcaktimin tradicional të roleve të punës në fushën e ICT, punë që tashmë kërkojnë më tepër njohuri Linux.

Programi i Linux Professional Instititute Certification (LPIC) është ndërtuar për të certifikuar aftësitë e profesionistëve IT, të cilët përdorin Linux si sistem operimi dhe mjetet e lidhura me të. Programi gjithashtu është ndërtuar për të qenë ‘distribution neutral’, duke ndjekur standardin Linux.

Programi LPIC ka disa nivele. Për të përcaktuar se cilat njohuri i përkisnin secilit nivel, u zhvillua një sondazh duke përdorur “Job Task Analysis” (JTA). Ashtu si me të gjitha proceset e zhvillimit të provimeve LPIC, JTA u zhvillua dhe ekzekutua duke përdorur procese psikometrike të njohura, për t’u siguruar për rëndësinë dhe cilësinë e lartë.

Aftësitë e avancuara në Linux, ndihmojnë në disa profesione:

ZHVILLUES:ADMINISTRATORË:INXHINIERË:
Front End Web
Back End Web
Java
Python
PHP
Mobile
SQL
Embedded Systems
Cloud
Database
Dev Ops
IT/Technical Support
Mobile Application Support
NOC Operator
Big Data
Virtualization
LAMP
QA/QC
Cloud Architect
Microsoft Systems
Networking
Data Analyst
Security

Certifikatat profesionale ja vlejnë për mundin dhe kohën e shpenzuar, duke qenë se ndihmojnë në dallimin e kandidatëve profesionistë në tregun e punës. Veç kësaj, falë parteritetit të LPI dhe SUSE ju përfitoni 2 certifikime me një provim pa kosto shtesë.