EIPASS, Pasaporta Europiane e Informatikës, vjen me 14 certifikime ndërkombëtare të fushave të ndryshme. EIPASS Junior është programi i trajnimit dhe ҫertifikimit të njohurive dhe kompetencave dixhitale, për nxënësit e moshës 9 deri 13 vjeç, si dhe 13-15 vjeç.
Përvetësimi i kulturës dixhitale nuk është vetëm në lidhje me përdorimin e duhur të një kompjuteri, ajo parashikon dhe zhvillimin e plotё të mendimit kompjuterik, stimulimin e proҫeseve dhe strukturave logjike të mendimit, për të siguruar një pasuri të aftësive dhe ekspertizës që mund të ndërveprojnë me fusha të ndryshme të dijes. Në kёtё mёnyrё studentët e rinj kuptojnё se njohja e autonomisё është qëllimi përfundimtar i proҫesit të të mësuarit.
Nëse ёshtё e vёrtetё qё shumë fëmijё dinë tashmë t’i përdorin pajisjet, atёherё është gjithashtu e vërtetë se në këtë fushë vetëm përvoja nuk është e mjaftueshme nëse nuk shoqërohet me një analizë dhe reflektim. Arsimimi kompjuterik është një parakusht për krijimin e një kulture të vërtetë dixhitale që:
Zhvillimi dhe konsolidimi i aftësive dixhitale në fëmijët e moshës shkollore është deri më sot, një nga çështjet mё madhore kulturore, ekonomike dhe sociale për të gjithë komunitetin ndërkombëtar. Që nga publikimi i “Rekomandimi i Parlamentit Evropian” në lidhje me kompetencat kyçe për mësimin përgjatë gjithë jetës(LLL) të datës 18 dhjetor 2006, ka pasur akses të ndryshёm në shkollë dhe më në përgjithësi në fushën e trajnimit me qëllim për të bërë propozime konkrete për të zgjidhur nyjet e përcaktimit të duhur të një programi të trajnimit tё TIK në arsimin fillor me kushte të pafavorshme.
Programi EIPASS Junior merr si kuadër referimi edukativ ato që janë quajtur “Aftësi për qytetarinë aktive”, qё japin një rëndësi të veçantë për sjelljet e mëposhtme:
Lista e provimeve të EIPASS Junior (grupmosha 9-13 vjeçare):
Moduli 1: Elementet bazë të informatikës
Moduli 2: Analiza e përbërësve hardware të një kompjuteri
Moduli 3: Menaxhimi i një sistemi operativ me ndërfaqe grafike (elementet bazë)
Moduli 4: Themelet për produktivitetin informatik
Moduli 5: Themelet e lundrimit dhe kërkimit të informacioneve në Web
Llista e provimeve të EIPASS Junior (grupmosha 13-15 vjeçare):
Moduli 1: Projektimi i algoritmeve dhe diagrameve, parimet e programimit në ambient LOGO
Moduli 2: Krijimi dhe menaxhimi i dokumentave tekst
Moduli 3: Krijimi dhe menaxhimi i fletëve llogaritëse
Moduli 4: Realizimi i prezantimeve të thjeshta multimediale
Moduli 5: Parimet e komunikimit në rrjet
Të qenit profesionale e pozitive në punë tek unë u kultivua pak e nga e pak, dite pas dite duke punuar me zellin dhe frymën që mësueset, shumë të dashurat kolege të miat, dinë më së miri ta përcjellin. Natyra e tyre kërkuese dhe dëshira për t’u mirësuare ka bërë që sot mjaft studentë të krenohen që kanë njohuri të përshtatshme gjuhësore, por edhe certifikata me vlere. Personalisht e ndjej veten krenare sepse ajo fryme sot me ka çuar përpara profesionalisht.
Ejona MuçostepaYour lovely and simple way, Smart, the warmness that you create, makes people learn not only some foreign languages but the only language to talk with themselves and the rest: the language of love, respect and simplicity. This is a treasure for the mind and the soul of humans. This is a very strong value, handing it as a legacy for the generations.
Valerjana RexhepajTani, për mua, Smarti nuk është thjesht “Një Zgjedhje e Zgjuar”, por një burim lehtësimi dhe frymëzimi, që drejton shumë nga hapat e ndërmarra gjatë ditëve të mia.
Edra XhaxhoBecause of you, I felt free and confident to communicate in English during my training for a job in Kosovo. While there, I prepared some of my workshops in English and presented them in front of a foreign audience. I miss the great time at Smart Center, where learning English was fun.
Dhurata Veipi