Paketa Verore Për Fëmijë – Super Ofertë

Programi ynë veror për fëmijë është gati. I mbushur plot me ativitete argëtuese në anglisht dhe me aventura të reja për çdo ditë, Paketa Verore për Fëmijë ofron përvoja mbresëlënëse, me përdorim të anglishtes në siturata reale.
Çfarë përfshihet në Paketën Verore?
Storytime: Tregimet janë pjesë thelbësore e të mësuarit të një gjuhe. Nëpërmjet tregimeve, fëmijët mësojnë struktura gjuhësore dhe fjalor në kontekst. Në programin tonë veror, fëmijët do të tregojnë histori, do t’i mësojnë ato, do t’i shohin të performohen dhe do t’i performojnë vetë.
Song Time: Fëmijët do të mësojnë këngë e ndonjëherë dhe kërcime të krijuara për secilën temë dhe grupmoshë.
Art & Craft: Fëmijët do të bëjnë projekte arti dhe pune me dorë që të shpalosin talentet e tyre artistike, do të krijojnë maska, kostume e të tjera pjesë. Edhe këto aktivitete do të bazohen mbi temën e çdo jave.
Lojëra të monitoruara: Pa të lozim pak! Do të kemi pjesë të programit lojëra që nxisin punën në skuadër. Fëmijët do të mësojnë të ndajnë me njëri-tjetrin, të presin radhën e tyre e të tjera cilësi të vyera.
Lojëra të lira: Loja e lirë është e rëndësishme për zhvillimin e imagjinatës. Kur lozim në anglisht pastaj nuk ka të paguar.
Ekskursione: Nga do vemi këtë javë? Çdo dy javë, fëmijët do të kënaqen në një ekskursion të shkurtër në qytet. Gjithashtu, javën e tretë dhe të gjashtë do t’i kemi dyert hapur për prindërit. Kështu do ta shikoni nga afër se çfarë kanë mësuar të vegjëlit tuaj.
Informacion i Përgjithshëm

Kohëzgjatja: 18 qershor – 26 korrik (40 orë)
Oraret: 11.00 ose 18.00
Ditët: Hënë – Enjte
Çmimi: e gjithë paketa për 7500 lekë nga 12.500 lekë (për regjistrimet nga 28 maj-7 qershor).

Dhurojani fëmijëve tuaj këtë paketë verore. Është investim që do t’ju shpërblehet pas shumëfish!
Për interesime, na kontaktoni në: [email protected] & 069 31 40 170.
Pagesa e këtij programi kryhet e plotë në fillim të kursit (brenda tre seancave të para), pasi fëmijët dhe prindërit të jenë njohur me kursin. Pagesa është e pakthyeshme pas.