Home
MET, Michigan English Test, në 15 Maj

MET, Michigan English Test, në 15 Maj

Në 17 Prill provimin MET e zgjodhën 163 studentë në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.  Në Vlorë, siç tanimë dihet, provimi organizohet dhe zhvillohet në Smart Center III, me praninë e përfaqësuesve dhe vëzhguesve të Universitetit të Michigan-it në Shqipëri. Ishte shumë kënaqësi pjesëmarrja e studentëve nga rrethe të tjera si Kuksi, Berati, Lushnja, Tirana e të tjerë në Smart Center.

Në 15 Maj do të jetë provimi i radhës. Rregjistrimet kanë nisur menjëherë pas datës 17 Prill. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten pranë qendrave tona, Smart Center I, II & III ose mund të na kontaktojnë edhe në info@smartcenter.al.

Ju urojmë suksese të gjithë studentëve të Majit!

Leave a Comment

*

*