Matura Shtetërore – Përgatitje Intensive

MATURA SHTETËRORE – Përgatitje për Provimin e Gjuhës Angleze
Data e Fillimit  3 Nëntor
Kohëzgjatja 11 javë
Niveli Minimal Mesatar (B1)
Studentë në grup 4 – 8 studentë
Orë në javë 4 orë
Oraret E mërkurë, e shtunë, e diel
Çmimi 10.000 lekë gjithsej

Përgatitja për provimin e gjuhës angleze të Maturës Shtetërore është tashmë e përvitshme në qendrën tonë. Këtë vit ne do ta fillojmë përgatitjen e grupeve më të reja me dy mësues të cilët do të punojnë dhe zhvillojnë aftësi të ndryshme te studentët. Profesori ynë anglez, Martin Paterson, do të punojë me pjesën e të Shkruarit dhe të Lexuarit & të Kuptuarit (Writing & Reading Comprehension). Mësuese Eri, Eriselda Balliu, do të punojë me pjesën e Përdorimit Gjuhësor (Use of English, Grammar & Vocabulary).

Duke nisur nga shkrimi i eseve, letrave zyrtare dhe jo-zyrtare, email-et dhe aplikimet për punë, përvoja e të shkruarit me profesor Martinin ka për të qenë jashtëzakonisht rezultative. Nga ana tjetër, metodat e larmishme që qendra jonë zotëron dhe mësimet gramatikore të thjeshta për t’u kuptuar me mësuese Erin, do ta bëjnë paraqitjen tuaj në provim dinjitoze.

Regjistrohuni tani për këtë përgatitje! Kemi zgjedhur çmimet më ekonomike të mundshme për ju!