Matura Shtetërore 2011 – Përgatitje Intensive

Katër vjet eksperincë në përgatitjen e studentëve për provimin e gjuhës angleze në Maturën Shtetërore, kanë bërë qe Smart këtë pranverë të 2011 t’u ofrojë studentëve të gjitha mundësitë për të shkëlqyer në këtë provim. Si mendojmë se do t’ju bëjmë të shndrisni? Të gjitha përgjigjet vijojnë të detajuara më poshtë.

Tre mësues për ju

Tre pedagogë profesionistë janë në dispozicionin tuaj për t’ju përgatitur për secilin nga seksionet e provimin:

  1. Drejtuesja e Smart Center, Eri, do të jetë përgjegjëse për seksionin Gramatikë & Fjalor. Ky seksion do të përfundohet brenda 30 orësh mësimore. Përpos punës që do të bëhet në klasë dhe asaj që do të caktohet si detyrë shtëpie, qendra ju mundëson edhe libra gramatikorë me përgjigje me të cilët studentët ambiciozë mund të punojnë në mënyrë autodidakte pas orarit të mësimit. Nëse kjo nuk mjafton, ne gjithashtu ju mundësojmë programe të ndryshme pa pagesë, të cilat mund t’i instaloni dhe të punoni siç ua ka ënda në kompjuterin e shtëpisë, ose të Smart Center.
  2. Quhet Lejda mësuesja që do të marrë përsipër seksionin Të kuptuarit e Tekstit. Kjo përgatitje zgjat 15 orë gjatë të cilave do të mësoni të gjitha sekretet e zanatit. Pas kësaj përgatitjeje ju do të jeni në gjendje: a) t’ju përgjigjeni saktë nga ana kuptimore dhe gramatikore pyetjeve me zhvillim, b) të përzgjidhni alternativat e sakta, c) të vendosni paragrafët sipas rendit të duhur e të tjera ushtrime të cilat mund t’i keni parë edhe në Shpjeguesin e Programit Orientues të Maturës Shtetërore.
  3. Alex Loughead, specialist në përgatitjen e studentëve për seksionin e 3) Të Shkruarit në Maturën Shtetërore na bën të ndihemi sot të lumtur që do të ketë dorë në përgatitjen tuaj. Në këtë trajnim në artin e të shkruarit, ju do të mësoni që nga hapat e krijimit të një paragrafi deri në shkrimin e një eseje argumentuese, mbi tema të përcaktuara nga programi orientues.

Nuk duhet të na zgjidhni vetëm për faktin që ne ju ofrojmë tre mësues, por edhe sepse ne ju ofrojmë më të mirën me një çmim shumë të përshtatshëm. Ne jemi të vetëdijshëm që prindrit tuaj detyrohen të shpenzojnë shumë për kurset tuaja (të shumta), tek Smart Center do merrni më të mirën për vetëm 250 lekë/ ora.