Kursi Veror për Fëmijë – Summertime Smartness

Kurs Veror për FëmijëËshtë tejet e rëndësishme që studentët tanë të mësojnë me standardet më të larta, ndaj ne synojmë të kemi pjesë të stafit tonë mësuesit më entuziastë dhe motivues, me qëllim që t’i vijnë studentëve në ndihmë duke e praktikuar anglishten në mënyra gazmore dhe interesante. Kështu studentët ndërtojnë më shumë vetëbesim në aftësinë e tyre për të komunikuar në anglisht dhe, si rezultat, janë më të suksesshëm në të ardhmen e të nxënit të tyre.
Nëpërmjet tregimeve, videove dhe aktiviteteve të ndërtuara me përkushtim e kujdes nga stafi i Smart Center, paketa jonë verore i gëzon dhe angazhon fëmijën tuaj, duke e ndihmuar kështu që ta përdorin anglishten në mënyrë kreative. Paketa jonë 40-orëshe është mundësia e shkëlqyer edhe për atë fëmijë që nuk e kanë marrëdhënien më të mirë atë me gjuhën angleze. Ky kurs intereaktiv është hartuar që të krijojë një mjedis të qetë për ta bërë të mësuarin e kësaj gjuhe më të këndshme.Kurs Anglisht
Disa detaje të kësaj pakete verore:
Studentë për grup: 4-8 studentë
Kohëzgjatja: 6 javë (40 orë)
Oraret: 11.00 ose 18.00

Ditët: Hënë – Enjte
Çmimi: 11.000 lekë
Për t’i ndihmuar studentët të arrijnë maksimumin e tyre, si dhe për ta bërë këtë përvojë në Smart Center të paharrueshme, qendra jonë do të ketë në dispozicion të fëmijëve një asistente për të ndihmuar në çdo vështirësi të kësaj rruge 6-javore; për t’i inkurajuar kështu fëmijët të arrijnë potencialet e tyre të plota.
Dhurojani fëmijëve tuaj këtë paketë verore. Është investim që do t’ju shpërblehet pas shumëfish!
Grupet e reja nisin në 3 Gusht. Regjistrohuni në: [email protected], ose nëpërmjet telefonin në: 069 31 40170!