Financa 5

Financa 5
Studentë duke mësuar programin Financa 5

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një profesion të mirë në tregun e punës, i cili është shumë konkurrues dhe kërkues, apo për  të gjithë ata studentë që janë duke përfunduar studimet e tyre në Fakultetin e Ekonomisë, ne si qendër ju vijmë në ndihmë me kursin e Kontabilitetit dhe Financa 5.

Financa 5 është një program mjaft i njohur sidomos për profesionistët në fushën e kontabilitetit. Ky program përdoret për administrimin financiar dhe kontabël të kompanisë dhe ju lehtëson punën tuaj në regjistrimin e të dhënave ekonomike të vazhdueshme të kompanisë.

Kursi përfshin bazat e kontabilitetit financiar si dhe mësimin e praktikimin e programit Financa 5. Kursi përmban seanca ku mësohet dhe studiohet pjesa teorike e kontabilitetit si më poshtë:

Parimet e kontabilitetit dhe kodifikimi kontabël:
➥ Mekanizmi i partisë dyfishe
➥ Bilanci
➥ Rezultati financiar

Kontabiliteti i veprimeve rrjedhëse si:
➥ kontabiliteti i TVSH (tatimi mbi vleren e shtuar)
➥ të ardhurat – shpenzimet
➥ kontabilizimi i aktiveve afatgjata
➥ kontabilizimi i pagave
➥ kontabilizimi i investimeve
 kontabilizimi i shpenzimeve dytesore

Dhe së fundi mësojmë dhe si t’i bëjmë veprimet e mbylljes. Te gjitha keto kemi mundësi ti praktikojmë edhe në kompjuter në kontabilitetin informatik siç është Financa 5.

Me anë të këtij programi kontabiliteti mësojmë të kryejmë veprime të tilla si:
➥ Blerje, Shitje.
➥ Veprime me Bankën, Arkën.
➥ Veprime Magazine Flete Hyrje-Flete Dalje, Stoku, etj.
➥ Përgatitje per Pasqyrat Financiare Vjetore (Bilanci), Cash Flow, PASH, Pasqyra e Kapitalit, Analiza dhe Raportet Financiare.

Në fund të këtij kursi të Financa 5 do të jeni ne gjendje të merrni përsipër çdo punë që ju ofrohet ne ndërmarrje të çfarëdo forme, prodhimi, tregtare apo bujqësore.

MËSO MË SHUMË

Bëhu Gati për Tregun e Punës