Kurse Kontabiliteti
Smart Center ofron kurse kontabiliteti në programet e mëposhtme:
★ Financa 5
★ Alpha
★ Elif
Programi i kursit të kontabilitetit ndahet në disa pjesë, si më poshtë:
⇨ Pjesa e parë përfshin njohuritë themeltare të kontabilitetit. Analiza e pasqyrave bazë të kontabilitetit siç janë bilanci dhe llogaria e rezultatit. Për të marrë vendimet e duhura ndërmarrja (prodhimi, shërbimi, tregtare, bujqësore) ka nevojë të vlerësojë në mënyrën e duhur gjendjen e pasurisë dhe të detyrimit në një moment të dhënë, si dhe të vlerësoje efikasitetin e punës, pra sa aftësi ka të sjellë fitim.
⇨ Pjesa e dytë përfshin regjistrimin e llogarive në raport me parimet e kontabilitetit. Regjistrimi i llogarive në formën T me parti dyfishe, kjo formë regjistrimi bazohet në parimin e rëndësishëm të kontabilitetit, “Asgjë nuk krijohet, asgjë nuk humbet por gjithçka transformohet.”
⇨ Pjesa e tretë përfshin organizimin e planit kontabël të përgjithshëm. Duke parë me kujdes çdo klasë të planit.
Çdo pjesë shoqërohet me shembuj konkret ku ne zbatojmë çdo mësim që zhvillojmë së bashku. Patjetër që shumë rëndësi ka që këto veprime t’i hedhim edhe në programin e kontabilitetit. Ky program gjeneron në mënyrë automatike raportet financiare si Bilanci Kontabël, Pash, Cash Flow direkt dhe indirekt etj.
Gjatë kursit, mësojmë gjithashtu të regjistrojmë dhe raportojmë dokumente të:
– Arkës & bankës
– Shitjeve & blerjeve
– Debitorëve & detyrimeve
– Klientëve & furnitorëve
– Magazinës & artikujve
– Prodhimit
– Ofertave & urdhërpagesave
– Punonjësve & listëpagesave
– Kontabilitetit & raportet financiare.
Në fund të këtij kursi ju do të jeni të përgatitur për të filluar një punë në çdo lloj ndërmarrjeje, apo do të jeni gati edhe për një performancë më të mirë e rezultate edhe më të larta në universitet. Ju presim në kurse kontabiliteti!