Hour of Code në Vlorë

Hour of Code, Ora e Kodimit, masivisht e publikuar dhe e rekomanduar edhe nga vetë presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, është lëvizje globale që përfshin dhjetëra miliona pjesëmarrës nga më shumë se 180 shtete. Me synimin për ta bërë kodimin të thjeshtë, kjo lëvizje beson se çdokush mund të mësojë gjërat bazë në kodim.
Sipas Hour of Code, çdo nxënësi duhet t’i jepet mundësia të mësojë shkencën kompjuterike. Kjo ndihmon pozitivisht në aftësitë e zgjidhjes së problemeve, në logjikë dhe kreativitet. Duke e nisur herët, studentët do të kenë themelet e duhura për sukses në çdo karrierë të shekullin e 21-të.
Ora e Kodimit - Smart Center VlorëPër herë të parë në Vlorë, Hour of Code do të zhvillohet ditën e shtunë, 12 mars, në Smart Center II.  Gjatë Orës së parë të Kodimit ne nuk presim që pjesëmarrësit të bëhen kodues ekspertë, por ama besojmë se do të nxisim përgjatë kësaj ore dashurinë e tyre për kodimin duke parë se kodimi është proces krijues dhe argëtues.
I ftuari ynë në Orën Kodimit, Baki Goxhaj,  është kodues profesionist me rreth dhjetë vite përvojë në këtë fushë. Baki ka qenë edhe trajnuesi i gjeneratës së parë dhe të vetme të koduesve në Smart Center. Ne jemi jashtëzakonisht entuziastë për këtë Orë Kodimi të parë dhe jemi të bindur se do të përçojmë interesin për të shkruar kod tek shumë prej fëmijëve dhe adoleshentëve tanë.

Detajet e Eventit

  • Hour of Code në Vlorë