Gjermanisht – Niveli Fillestar

Do të rinisim edhe kursin e gjermanishtes këtë verë. Do të jemi me mësuesin tonë të huaj, Alex. Alex ka jetuar e punuar për disa vite në Gjermani dhe me përvojën e tij do t’ju udhëheqë me entuziazëm dhe zell drejt gjuhës gjermane e kulturës së saj.
Vera është koha ideale për të investuar në zhvillimin e aftësive tuaja gjuhësore e veçanërisht atyre të gjuhës gjermane. Gjermanishtja thuhet se nuk është një gjuhë shumë e thjeshtë, por me dashurinë dhe vullnetin për të arritur më të mirën, ju sigurojmë se do ia dilni mbanë të komunikoni mjaftueshëm mirë për nivelin që do të kryeni. Veçse ju duam të zellshëm. E kemi porosi nga mësuesi. 🙂
Niveli fillestar (A1) i gjuhës gjermane është hartuar të zgjasë 75 orë mësimore dhe programi do të jetë kryer brenda një harku kohor prej rreth katër muajsh. Të dhëna më të detajuara do të gjeni më poshtë:
Gjermanisht – Niveli A1
Kohëzgjatja: 19 Qershor – 28 shtator (75 orë)
Pagesa: 18.000 lekë (i gjithë niveli)
Orari: e hënë – e enjte, 16.50 – 18.00
Vendndodhja: Smart Center II
*Pagesa e këtij kursi kryhet e plotë në fillim të kursit (brenda dhjetë seancave të para), pasi studentët të jenë njohur me kursin. Pagesa është e pakthyeshme pas.
Për interesime, na kontaktoni në: [email protected] & 069 31 40 170.