Unë jam Eriselda Balliu, mësuese anglishteje prej vitit 2007 dhe drejtuese e qendrës së kurseve, Smart Center, prej po kaq kohësh.
Gjatë këtyre viteve jam aftësuar në mësimdhënien e të gjitha grupmoshave dhe niveleve dhe jam veçanërisht e apasionuar për të mësuar studentët fillestarë të flasin anglisht në një kohë shumë të shkurtër.
Tjetër gjë që di ta bëjë mirë është edhe përgatitja e studentëve për testet ndëkombëtare si: TOEFL iBT, IELTS, TOEIC, MET, FCE etj.
Dy vitet e fundit kam qenë më së tepërmi e fokusuar në menaxhimin e dy qendrave që kemi në Vlorë dhe mësimdhënien e kam mbajtur aktive nëpërmjet studentëve të mi online, Gil-t, Titty-t, Sonia-s, Cosimo-s, Ayse-s dhe Kevisit, të vetmit student shqiptar që kam unë personalisht. Mësueset e tjera kanë një numër të madh studentësh online shqiptar që jetojnë brenda ose jashtë vendit.
Më pëlqen shumë të jap mësim edhe sepse mësoj gjithmonë gjëra të reja nga kultura e vendeve të studentëve të mi. Këtë pasion dhe metodikën e skalitur ndër vite e kemi standardizuar dhe e përcjellim tek çdo mësuese e Smart-it që dora të jetë e njëjtë dhe rezultatet të shpejta pavarësisht me cilën mësuese merrni mësim.
Të qenit profesionale e pozitive në punë tek unë u kultivua pak e nga e pak, dite pas dite duke punuar me zellin dhe frymën që mësueset, shumë të dashurat kolege të miat, dinë më së miri ta përcjellin. Natyra e tyre kërkuese dhe dëshira për t’u mirësuare ka bërë që sot mjaft studentë të krenohen që kanë njohuri të përshtatshme gjuhësore, por edhe certifikata me vlere. Personalisht e ndjej veten krenare sepse ajo fryme sot me ka çuar përpara profesionalisht.
Ejona Muçostepa
Your lovely and simple way, Smart, the warmness that you create, makes people learn not only some foreign languages but the only language to talk with themselves and the rest: the language of love, respect and simplicity. This is a treasure for the mind and the soul of humans. This is a very strong value, handing it as a legacy for the generations.
Valerjana Rexhepaj
Tani, për mua, Smarti nuk është thjesht “Një Zgjedhje e Zgjuar”, por një burim lehtësimi dhe frymëzimi, që drejton shumë nga hapat e ndërmarra gjatë ditëve të mia.
Edra Xhaxho
Because of you, I felt free and confident to communicate in English during my training for a job in Kosovo. While there, I prepared some of my workshops in English and presented them in front of a foreign audience. I miss the great time at Smart Center, where learning English was fun.