EIPASS, Sesion Informimi

EIPASS është ende në muajt e tij të parë në qytet, por ata që kanë zgjedhur të testohen e certifikohen në këtë provim nuk janë të paktë. Të arrish certifikimin e kompetencave dixhitale EIPASS do të thotë të theksosh njohuritë dhe aftësitë e tua me një standartizim të njohur, përcaktuar dhe shpërndarë në nivel ndërkombëtar. Për t’u njohur nga afër me certifikimet e ndryshme që EIPASS ofron, në Smart Center II do të zhvillohet një takim me përfaqësuesit e këtij provimi në Shqipëri e rajon. Ne ju ftojmë të gjithë juve studentë, mësues, ekonomistë, profesionistë dhe Smart-istë të na bashkoheni në këtë sesion informimi në datën 19 Shkurt, ora 17.00.

Detajet e Eventit

  • EIPASS, Sesion Informimi
  • Smart Center II
  • Vlorë