Anglishtja, Gjuha e Gjithçkasë

Me siguri shumë prej jush nuk kanë nevojë të lexojnë këto rreshta për të vlerësuar dobitë e shumta të të zotëruarit fort të gjuhës angleze. Por për ata që ende janë në dilemë nëse duhet të investojnë një kohë a shumë të caktuar çdo muaj për përvetësimin e saj, më poshtë do të rreshtoj disa arsye përse ja vlen të jeni anglishtfolës në kohët e sotme.

Gjuha e Informacionit

Numri i zhytësve në botën e internetit rritet dita ditës në Shqipëri. Shumë nxënës a studentë përgatisin detyra kursi a të tjera projekte mësimore  në përditshmërinë e tyre shkollore dhe shumë ankohen për mungesë informacioni në gjuhën shqipe. Punët kërkimore në universitet, nëse nuk janë thjesht copy-paste, nuk mund të kuptohen dot nëse nuk e njeh anglishten.

Fakt: rreth 80% e informacionit që qarkullon sot në internet është në anglisht.

Gjuha e Biznesit

Në një shkrim që këshillonte lexuesit se si të ishin lider global, të mësuarit e gjuhës angleze ishte e para këshillë në listë. Edhe në Kinën e fuqishme janë rreth 100.000 mësues anglishtfolës. Disa shifra tregojnë se pothuajse një e katërta e kinezëve (rreth 300 milion) janë duke studiuar anglishten dhe pritet që në pesë vitet e ardhshme anglishtja të mësohet që në kopsht dhe të gjithë punonjësit e administratës që janë nën 40 vjeç do duhet të dinë rreth 1000 shprehje në anglisht.

Fakt:  700 milion njerëz e flasin anglishten si gjuhë të dytë.

Mbase do ju duket si pa lidhje, por teksa shkruaja këto rreshta m’u kujtua një mesazh i ëmbël nga një ish-studentja jonë e dashur që në përfundim të kursit, në Smart Center I, na shkroi këtë mesazh në Facebook:

Smart Center, I am so happy that you are walking with grace and beauty on that big road …

Thank you for teaching the people that studying foreign languages has a strong relation with being hungry to know more and more about cultures and traditions of the people all around the world. It means building bridges of love and respect towards them. It makes understandable that we all belong to one “Big Family”.

Your lovely and simply way, Smart, the warmness that you create, makes people to learn not only some foreign languages but the only language to talk with themselves and the rest . The language of love, respect and simplicity.This is a treasure for the mind and the soul of humans. This is a very strong value, handing it as a legacy for the generations.

Thank you for the values that you are representing in our social life!

May God bless you endlessly!
Vale

Nëse nuk arritët ta kuptonit mesazhin e mësipërm, duhet të merrni masa sa më shpejt! Përveçse gjuhë informacioni e biznesi, anglishtja  ju mbush edhe botën shpirtërore!