Si integrohen studentët me Paketën Verore?

Për të pasur përvojën dhe rezultatet më pozitive gjatë kursit në Smart Center, ne kemi parasysh disa detaje kur grupojmë studentët. I kemi listuar një pjesë prej tyre më poshtë:

☼ Bashkohen studentët me ngjashmëri moshe dhe arsimi.
☼ Identifikohet mënyra sesi studentët tanë përthithin njohuritë.
☼ Përzgjidhet me profesionalizëm metoda që plotëson nevojat gjuhësore të studentëve.
☼ Krijohet ambienti i duhur në vend dhe në kohë.
☼ Sillet plan interesant dhe gjithëpërfshirës.
☼ Krijohen situata bashkëvepruese midis studentëve.
☼ Ofrohen aktivitete jashtë mësimore me qëllim vënien në jetë të gjuhës.