Qendra e Kurseve Smart Center

Historiku

Smart Center është qendër kursesh në Vlorë e cila fron edhe kurse online. Është themeluar në vitin 2008 nga znj. Eriselda Balliu, mësuese e pasionuar dhe drejtuese e qendrës prej themelimit.

Që prej çeljes së saj, Smart Center ka bërë një punë të palodhur për arsimimin e të rinjve të qytetit të Vlorës e rrethinave, si dhe gjithë qytetarëve shqipfolës në të gjithë botën me kurse anglisht, kurse gjermanisht dhe kurse italisht.

Përveç gjuhëve të huaja, Smart Center ofron edhe një gamë të gjerë kursesh kompjuteri.

Qendra jonë zhvillon një sërë kursesh duke nisur nga ato të përgjithshme në gjuhën angleze deri te ato profesionale, si anglishte biznesi, turizmi dhe ligjore. Gjatë pesë viteve të fundit Smart Center ka shkëlqyer sidomos në përgatitjen e studentëve për provime ndërkombëtare, si, Provimet e Universitetit të Cambridge-it, atij të Michigan-it, TOEFL dhe IELTS dhe kurse përgatitore për Maturën Shtetërore.

Smart Center është e para qendër e autorizuar për provimet ndërkombëtare të CamLA-s, si dhe atyre të informatikës EIPASS.

Smart Center  ka qenë e vendosur t’u ofrojë studentëve të saj mundësinë për të studiuar gjuhë të huaja, madje aq sa t’u ofrojë shumë prej studentëve të saj mundësinë për të studiuar falas. Studentët në vështirësi ekonomike apo sociale kanë qenë gjithmonë të mirëpritur të ndjekin pasionet e tyre, pavarësisht mungesës së të ardhurave. Dashuria dhe pasioni na kanë motivuar gjithmonë ta shohim Smart-in tonë jo thjesht si një biznes.

Çmimet

Për t’u njohur me çmimet e detajuara të kurseve tona, ju lutem, referojuni faqes sonë të dedikuar për çmimet e kurseve.

Vendndodhja

Smart Center ka dy filiale në qytetin e Vlorës për të qenë sa më afër studentëve:

Smart Center I

Rr. Atë Kristo Negovani,
Nd. 12, H. 5, Ap. 3
9401, Vlorë

[Tek Gjyqi i Vjetër, mbi Furrën Karabashi]

Smart Center II

Bulevardi Ismail Qemali
P. 1, kati II
9402, Vlorë

[Tek Banka Intesa Sanpaolo, hyrja nga para]

Kontaktet

Cel: +355 (0) 69 31 40 170
Email: [email protected]