SET — Smart English Test

SET — Smart English Test, është një provim i gjuhës angleze i zhvilluar online, i ndërtuar kryesisht me materiale autentike, për të gjithë ata studentë që duan të masin njohuritë gjuhësore në anglisht në kontekste të ndryshme sociale, arsimore apo ambiente pune. Testi ka qasje komunikative dhe përfshin ndërveprime të përditshme në mjedise anglishfolëse.

Niveli

SET vjen do të vijë në 3 shkallë vështirësie (SET A, B & C) për të testuar 6 nivele gjuhësore (A1-C2). Smart English Test është aktualisht i disponueshëm për studentët që duan të testojnë nivelin mesatar (B1) dhe atë mbi-mesatar (B2). Për të kaluar testin, studenti duhet të arrijë mbi 55% saktësi.

Formati

SET vjen me një version të plotë ku testohen Grammar & Vocabulary (Language Use), Listening, Reading, Writing dhe Speaking (110 minuta), si dhe me një version të pjesshëm ku testohen vetëm Grammar & Vocabulary, Listening dhe Reading (70 minuta). Testimi zhvillohet krejtësisht online, përveç pjesës së Speaking që zhvillohet ballë për ballë.

Fleksibiliteti i SET

SET krenohet me faktin se mund të zhvillohet i gjithi edhe brenda ditës. Studentët që janë me ngut për të certifikuar njohuritë e tyre për arsye punësimi, mund të regjistrohen pranë qendrës sonë dhe ta kryejnë testimin brenda ditës. Testimi rifreskohet vazhdimisht, në mënyrë që të ruhet siguria e tij.

Rezultatet dhe Certifikata

Duke qenë një testim që zhvillohet online, ju mund t’i mësoni rezultatet e provimit të pjesshëm menjëherë pas testit dhe ato të provimit të plotë deri në 5 ditë pas testit. Certifikata lëshohet 7 ditë pas kryerjes së testit, por ajo mund të tërhiqet edhe brenda 3 ditësh kundrejt një tarife shtesë. Në certifikatë shfaqen rezultatet e detajuara për secilën aftësi të testuar, si dhe rezultati përfundimtar.

Tarifa e Smart English Test

SET i Pjesshëm – 35 euro
SET i Plotë – 50 euro

Për kë është i përshtatshëm Smart English Test?

SET është ndërtuar për studentët e rritur dhe ata adoleshentë të cilët duan të masin njohuritë e anglishtes së përgjithshme në një sërë kontekstesh gjuhësore. SET është provim i shkëlqyer për t’u dhënë për arritje personale dhe punësimi, si për aplikimin për punë, ashtu edhe për ngritjen në detyrë që kërkon një dëshmi të aftësive gjuhësore.

Për studentët që duan të aplikojnë për shkollim jashtë vendit, Smart Center është qendër regjistrimi dhe testimi për provimet e Universitetit të Cambridge.