Tech Night në Smart

Tech Night është takim mujor i profesionistëve dhe të apasionuarve pas teknologjisë në Vlorë, ku prezantohen projekte të pjesëmarrësve dhe diskutohet rreth temave të ndryshme të teknologjisë së informacionit.

Takimi i parë do të jetë këtë të shtunë, 7 prill, në 18.00 – 20.00. Pas prezantimin me njëri tjetrin, një nga pjesëmarrësit do të prezantojë një projekt interesant për 15-20 minuta. Pas kësaj, do të ketë biseda të lira sipas interesit të pjesëmarrësve.

Smart Center, do të jetë sponsori dhe bujtësi i këtij eventi të rëndësishëm për të apasionuarit e teknologjisë në qytet.

Detajet e Eventit

  • Tech Night në Smart
  • Smart Center II
  • Vlorë