Workshop: Të studjosh në Itali – Ku dhe Si?

Zgjedhja për të studjuar në një universitet shpeshherë ka rezultuar e paqartë dhe jo e sigurtë tek studentet aspirantë. Kjo sepse informacioni herazi nuk eshte i qartë, ose për shumë të tjerë i veshtirë per t’u gjetur dhe informuar mirëfilli. Ndodh kështu që shumë prej studentëve të heqin dorë nga e drejta e studimit jashtë shtetit për pasigurinë që kanë rreth problematikave që hasin, si ato të dokumentacionit, vendbanimit apo edhe procedurat e regjistrimit.
Duke pasur parasysh periudhën e tanishme ku studentët nxitojnë të plotësojnë formularë dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre, ne në Smart Center menduam t’ju vijme edhe më në ndihmë pikerisht atyre që mendojnë të studjojnë në universitetet italiane, por edhe të gjithë te rinjëve që ende jane te paqartë rreth universiteteve dhe të ardhmes së tyre akademike. Tashmë u bënë tre vjet që mësuesja jone e gjuhës italiane, Ejona, nisur nga iniciativa e saj personale, ka qenë e pranishme në të gjitha procedurat që duhen ndjekur per studimin jashtë shtetit dhe ju ka dhënë shumë mbështetje gjithë studentëve tanë.
Ky workshop është vetëm në ndihmë dhe funksion të të rinjëve të cilët kanë vendosur ose mendojnë të studjojne në universitetet italiane shtetërore apo private dhe informacionet që ne disponojme jane te bazuara mbi të dhëna reale te cilat janë publikuar nga vetë institucionet përkatëse.
Të dhëna mbi Workshop-in
Data: 5 maj (e premte)
Orari: 17.30 – 19.00
Vendndodhja: Smart Center II
Hyrja: E lirë

Detajet e Eventit

  • Workshop: Të studjosh në Itali – Ku dhe Si?