Të korrigjosh a të mos korrigjosh?

Sot i gjithë stafi i Smart Center ishte bashkë në Smart II për të ndjekur webinar-in e parë të një serie të gjatë me tema tepër të dobishme e të frytshme për të gjitha ne mësueset. Webinar-et janë seminare që zhvillohen online dhe që së fundmi janë shumë të zgjedhur për zhvillimin profesional nga mësues në mbarë botën. Webinar-i që zgjodhëm së bashku fokusohej në teknikat e ndryshme të korrigjimit me gojë dhe disa nga pyetjet që u diskutuan ishin: A duhet t’i korrigjojë gabimet me gojë të studentëve në klasë? Si ta kuptojmë nëse korrigjimet tona i ndihmuan vërtetë studentët? A duhet t’i ndihmojmë studentët të jenë më të rrjedhshëm apo duhet të fukusohem më tepër në saktësinë e tyre?correction quote

Duke qenë se qëllimi ynë është t’i ofrojmë studentëve më të mirën përvojë të mundshme në mësimin e gjuhëve të huaja, si në procesin e nxënies ashtu edhe në mjedisin motivues që përpiqemi të krijojmë, Smart Center do të trajnohet çdo muaj për të pasuruar metodat mësimdhënëse. Dëshira jonë është edhe t’i bëjmë ditët e studentëve në qendrën tone të mbajtshme mend gjatë.

Para se të nisnim webinar-in, me vajzat zhvilluam një diskutim që pritej të ishte i shkurtër, por që zgjati përafërsisht 20 minuta. Aty u fol mbi mënyrat e ndryshme të të korrigjuarit që mësueset aktualisht përdorin. Folëm përse disa prej tyre ishin të efektshme dhe disa jo dhe se cilat ishin disavantazhet e të korrigjuarit të shumtë e të shpeshtë të studentëve. Vetë webinar-i zgjati vetëm pothuajse tridhjetë minuta, por entuziazmi për diskutim na mbajti në qendër rreth dy orë.

Me gjithë modestinë që dëshiroj të ruaj, nuk mund ta fsheh krenarinë për mësueset që e kanë bërë Smart-in Smart. Pothuajse çdo teknikë e detajuar në webinar ishte pjesë e mësimdhënies aktuale të pjesës më të madhe të mësueseve. Si rifreskim i teknikave a përforcim i atyre që tashmë zotërojmë, webinar-i e arriti qëllimin e tij e si rezultat ne do të mblidhemi sërish të shtunën pasdite për të ndjekur mësimet kreative që do të ndajnë me ne mësuese Dori dhe mësuese Prishila.