Smart English Test – Struktura

Smart English Test, SET, është një testim online, i hartuar për të gjithë ata të rritur apo adoleshentë që duan të testojnë dhe certifikojnë njohuritë e tyre në gjuhën angleze pa ndjekur një kurs gjuhe. SET teston përdorimin gjuhësor në disa kontekste linguistike dhe është ndërtuar me një qasje komunikative ndërmend.

Aktualisht, Smart English Test ofrohet për nivelin B1 dhe B2. Testi përmban 70 pyetje (duke përjashtuar seksionin e të shkruarit dhe atë të të folurit), zgjat 110 minuta dhe ndahet në pesë seksionet më poshtë:

Language Use (Grammar & Vocab): me 40 pyetje mbi përdorimin gjuhësor. Pyetjet variojnë nga ato me alternativa, në pyetje ku duhet plotësuar fjala e hequr nga fjalia (në pjesën gramatikore), apo pyetje ku duhet zgjedhur përkufizimi i saktë i një fjale, apo përshkrimi më i përshtatshëm i një fotoje (në pjesën ku testohet fjalori).

Listening: përbëhet nga tre pjesë dëgjimore, autentike, me 15 pyetje gjithsej.

Reading: përbëhet nga katër pjesë leximi, me shkallën e vështirësisë që rritet me çdo pjesë, dhe përmban gjithashtu 15 pyetje.

Writing: teston aftësitë shkruese formale nëpërmjet shkrimit të një eseje me jo më pak se 250 fjalë.

Speaking: Në këtë seksion studenti përballet me 4 detyra që nxisin një komunikim real në situata të larmishme.

Smart English Test është ndërtuar me shumë përkushtim dhe i është dhënë vëmendje e madhe çdo detaji që e bën të jetë një testim prestigjoz. Ne do ju mbajmë vazhdimisht të informuar. Por nëse ju keni interes për ta njohur SET-in nga afër, mos ngurroni t’na kontaktoni.