Smart Center – English Quick Tips


Çdo ditë ne kalojmë një pjesë të madhe të orëve tona në internet e veçanërisht në mediat sociale. Të mësuarit nëpërmjet teknologjisë po bëhet kështu gjithmonë e më i dashur dhe i arritshëm nga të gjithë. Ne në Smart Center kemi menduar gjatë se si të mund t’ju vijmë në ndihmë me ruajtjen dhe përmirësimin e aftësive tuaja gjuhësore. Smart Center  – English Quick Tips është programi i ri që do t’ju shoqërojë për pakëz minuta çdo të hënë. Bashkë me prof Alex, ne do t’ju përgatisim disa këshilla gjuhësore për çdo javë. Këshilla që nuk do t’i gjeni kund lehtë dhe që nuk do t’i gjeni askund kështu si me Alex-in.
Kush e tha se të mësuarit e gjuhëve duhet të jetë i ngadaltë e lodhës? Nëse mësoni duke u kënaqur, të mësuarit s’ka të ndalur!
Shijojeni English Quick Tips 1! Të tjerat janë rrugës. 🙂
 

Detajet e Eventit

  • Smart Center – English Quick Tips