Si të Kemi Sukses në një Intervistë Pune

Gjatë shtatë viteve të ekzistencës së Smart Center shumë të rinj kanë shfaqur interes për t’ju bashkuar stafit tonë. Disa prej tyre na kanë bindur që në prezantimin e tyre të parë, përmendim këtu mësuesen tonë të Spanjishtes, Artën dhe mësuese Ejonën për gjuhën italiane. Por çfarë sekreti kanë përdorur ato për të rënë në sy tek ne e për t’u bashkuar kështu me mësueset tona super fantastike? Çfarë presin punëdhënësit prej jush? Çfarë ju bën të dukeni profesionistë para tyre? Për t’ju ardhur në ndihmë me këshilla praktike të bazuara në përvoja personale ju ftojmë të bëheni pjesë e workshop-it që organizojmë:
Në 16 Maj
Në 17.00
Në Smart Center III.
Ky workshop zhvillohet pa pagesë.
Për arsye organizimi, ju lutemi të na e konfirmoni praninë tuaj nëpërmejt email-it: [email protected]. Vendet janë të limituara!

Detajet e Eventit

  • Si të Kemi Sukses në një Intervistë Pune