Home
Rreth Nesh

Rreth Nesh

Smart Center është një qendër gjuhësh të huaja e cila operon në Vlorë prej vitit 2008. Që prej çeljes së saj, Smart Center ka bërë një punë të palodhur për arsimimin e të rinjëve të qytetit të Vlorës, si dhe qyteteve dhe fshatrave pranë, duke ofruar një sërë kursesh në gjuhën angleze, italiane, frënge, gjermane, spanjolle, greke dhe kompjuterit. Smart Center është e para dhe deri tani e vetmja qendër në qytet e cila ofron kurse me mësues profesionistë amerikanë. Gjithashtu, është e vetmja me dy filiale në Vlorë.

Qendra jonë zhvillon një sërë kursesh duke nisur nga ato të përgjithshme në gjuhën angleze deri te ato profesionale, si anglishte biznesi, turizmi dhe ligjore. Gjatë pesë viteve të fundit Smart Center ka shkëlqyer sidomos në përgatitjen e studentëve për provime kombëtare dhe ndërkombëtare, sikurse: Matura Shtetërore, Provimet e Universitetit të Cambridge-it, atij të Michigan-it, TOEFL dhe IELTS.

Smart Center  ka qenë e vendosur t’u ofrojë studentëve të saj mundësinë për të studiuar gjuhë të huaja, madje aq sa t’u ofrojë shumë prej studentëve të saj mundësinë për të studiuar falas. Studentët në vështirësi ekonomike apo sociale kanë qenë gjithmonë të mirëpritur të ndjekin pasionet e tyre, pavarësisht mungesës së të ardhurave. Dashuria dhe pasioni na kanë motivuar gjithmonë ta shohim Smart-in tonë jo thjesht si një biznes.

Smart Center është e para qendër e autorizuar për provimet ndërkombëtare të CamLA-s, si dhe atyre të informatikës EIPASS.