Home
Rregullat dhe Kushtet

Rregullat dhe Kushtet

Informacion mbi kursin

1. Mosha minimale për t’u regjistruar është 4 vjeç. Nuk ka limit për moshën maksimale.
2. Çdo student/e me njohuri paraprake gjuhësore zhvillon një test për të përcaktuar nivelin e tij/saj. Testi ofrohet pa pagesë nga qendra.
3. Pagesa e kursit përfshin vetëm orët e mësimdhënies. Librat dhe materialet dëgjimore kanë pagesë shtesë.
4. Pagesa kryhet çdo fillimmuaj më date 1 dhe qendra i pret 6 ditë studentët që nuk mund të paguajnë në kohë. Nëse e keni të pamundur të paguani edhe gjatë kësaj kohe, duhet të njoftoni mësuesen dhe do të keni mirëkuptimin dhe ndihmën tone.
5. Për studentët e rinj pagesa kryhet brenda 3 orëve të para mësimore, në mënyrë që të njihen paraprakisht me kursin.

Frekuentimi

Çdo student i regjistruar duhet ta ndjekë kursin rregullisht, në mënyrë që të garantojmë cilësinë e njohurive të tij/saj gjuhësore në përfundim të nivelit përkatës. Megjithëkëtë, studentët kanë të drejtë të mungojnë jo më tepër se tre orë në muaj, kur këto mungesa nuk janë të njëpasnjëshme.

Studentët që mungojnë, nuk do të rimbursohen për pagesën e kryer dhe as do të mund të rizhvillojnë orën e mësimit. Kur qendra e ka të mundur, do përpiqet t’i vij në ndihmë me pjesët më thelbësore të orës së humbur, por kjo nuk është e detyrueshme.

Çdo student që mungon më tepër se tre orë, për arsye shëndetësore duhet të na kontaktojë dhe ne do mund t’i vijmë në ndihmë që ai/ajo të jetë në të njëjtin nivel me studentët e tjerë të grupit.

Testimi

Çdo student duhet të arrijë jo më pak se 65% në të pestë testimet që kryhen gjatë një niveli.

Studentët çertifikohen nga niveli mesatar e sipër tij, nëse janë të saktë në mbi 65% të testimit përfundimtar, si dhe nëse kanë marrë pjesë mbi 75% të orëve mësimore.

Pushimet

Qendrat tona janë të mbyllura gjatë festave kombëtare. Orët që nuk zhvillohen gjatë këtyre festave nuk do të zëvendësohen.

  • Qendrat janë të mbyllura ditëve të premte si dhe në ditët e festave zyrtare në vijim:
    • 1 dhe 2 Janar – Festat e Vitit të Ri
    • 22 Mars – Dita e Nevruzit
    • 16 Prill – Dita e Pashkës Katolike & Ortodokse
    • 1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punonjësve
    • 25 Qershor – Dita e Bajramit të Madh
    • 1 Shtator – Dita e Kurban Bajramit
    • 19 Tetor – Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
    • 28 Nëntor – Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
    • 29 Nëntor – Dita e Çlirimit
    • 25 Dhjetor – Krishtlindjet

* Çdo orë tjetër që nuk zhvillohet për arsye shëndetësore të mësimdhënësit do të zëvendësohet.

* Të tjera orë që zëvendësohen përfshijnë dhe ato nga data 26 – 31 Dhjetor. Me miratimin e studentëve, Smart Center planifikon ditët se kur do të zhvillohen orët e humbura.

Leave a Comment

*

*