Provimet e Cambridge ESOL në Vlorë

Në Smart Center ju tashmë mund të testoheni edhe për këto provime:
CambridgeESOLRibbon_Horizontal
YLE ( Young Learners English Tests) Niveli A1 – A2
YLE është një provim për fëmijë të shkollave fillore. YLE ndahet në tre teste ku testohen arritje të ndryshme gjuhësore të fëmijëve: Starters (Pre-A1), Movers (A1) dhe Fliers (A2). YLE Starters, Movers ose Fliers kushton 70 euro.
KET (English Test) Niveli A1 – B1
Është miratuar nga Ministria e Arsimit si niveli minimal midis diplomave Cambridge English, kusht për tërheqjen e diplomave të studimeve pasuniversitare. KET kushton 130 euro.
PET (Preliminary English Test) Niveli A2 – B2
Ky provim njihet nga Britania e Madhe për aplikimet për nënshtetësinë britanike dhe nga ambasada angleze për aplikimet për vizë studentore. PET kushton 140 euro.
FCE (First Certificate in English) Niveli B1 – C1
Midis të tjerash, kjo diplomë njihet nga pjesa më e madhe e kompanive dhe universiteteve në të gjithë botën për arsye punësimi ose studimi. FCE kushton 180 euro.
CAE (Certificate in Advanced English) Niveli B2 – C2
Kjo diplomë njihet, përveç të tjerave, nga shumica e universiteteve botërore për qëllime studimi universitar dhe pasuniversitar. CAE kushton 185 euro.
CPE (Certificate of Proficiency in English) Niveli C2
Përfaqëson kualifikimin më të lartë të nivelit gjuhësor të anglishtes njohur nga instuticione private punësimi në mbarë botën. CPE kushton 190 euro.