PET – Shkarkoni Testin

Më poshtë mund të shkarkoni testin zyrtar të PET postuar edhe në faqen  e Cambridge English. Në dosjen PET do të gjeni tre nëndosje, ku Reading & Writing janë së bashku dhe zgjasin 90 minuta, Listening do të zgjasë 36 minuta dhe Speaking zgjat 10-12 minuta. Para se të nisni provimin, sigurohuni që të paktën për 2 orë e 6 minuta të jeni në një ambjent të qetë, të pashqetësuar.
Udhëzime:
✔ Shkarkoni dosjen PET dhe ç’arkivojeni duke klikuar mbi të djathtas -> Extract here
✔ Hapni së pari dosjen Read&Write në .pdf dhe në një fletë formati nisni të përgatisni një listë nga 1-35 për Reading, ndërsa për Writing mbani disa fleta për t’ju përgjigjur 8 pyetjeve që përbëjnë këtë seksion.
✔ Hapni .pdf-në dosjen Listening dhe para se të luani pjesën e dëgjimit, përgatisni një listë për pyetjet 1-25.
✔ Për pjesën e të folurit mund të ushtroheni duke e regjistruar veten dhe nëse dëshironi, regjistrimin mund t’na e dërgoni edhe ne (në [email protected]) për të parë nëse jeni gati. Sipas mundësive, do ju kthejmë përgjigje.
Shkarkoni testin këtu!