Home
Përse Duhet Mësuar Gjermanishtja?

Përse Duhet Mësuar Gjermanishtja?

Me vullnet, njeriu çfarë nuk arrin; edhe gjermanishten e mëson. Nëse nuk jeni ende të bindur për t’ja kushtuar disa orë të jetës suaj gjermanishtes, kemi listuar edhe arsye të tjera më poshtë:

  • Gjermanishtja është gjuha e parë më e përdorur në Bashkimin Europian.
  • Ju bën mirë për financat. Me një super ekonomi dhe shoqëri inovatore, Gjermania ju ofron shumë mundësi punësimi të mirëpaguara. Të rinjtë mund të konsiderojnë gjithashtu punësimin sezonal.
  • Mundësi të shkëlqyera studimi. Gjermania ofron një numër të madh bursash dhe shumë mbështetje për studentët atje.
  • Gjermanët janë kudo. Veçanërisht në verë, Shqipëria dhe Vlora janë plot me turistë gjermanë dhe, që ta dini, gjermanët janë ndër njerëzit që shpenzojnë më shumë si turistë.
  • Një pjesë e mirë e fjalorit të anglishtes e ka burimin nga gjermanishtja. Kur të nisni mësimin e gjuhës do të entuziazmoheni me identifikimin e jo pak fjalëve që ju ngjasojnë me anglishten.
  • Gjermanishtja të kënaq shpirtin kur e flet… (:D) Gramatika është pak e ngurtë, por keni rasat sa për 700. 😀

Siç mund të jeni në dijeni, gjermanët e vlerësojnë shumë kur komunikoni në gjuhën e tyre. Jepjani nja 200-300 orë nga jeta juaj kësaj gjuhe, se kushedi se sa shumë mundësi do ju krijojë!

Ju që ndjetë se u frymëzuat për të mësuar, konsiderojeni kursin tonë më të ri!

Unë jam mësuese anglishteje prej vitit 2007 dhe drejtuese e qendrës së kurseve Smart Center prej po kaq kohësh. Gjatë këtyre viteve jam aftësuar në mësimdhënien e të gjitha grupmoshave dhe niveleve dhe jam veçanërisht e apasionuar për të mësuar studentët fillestarë të flasin anglisht në një kohë shumë të shkurtër.

Leave a Comment

*

*