Përgatitje për TOEFL, 12 Shkurt

Në 12 shkurt do të nisë kursi përgatitor për provimin e TOEFL-it. Ky kurs është i përshtatshëm për studentë të nivelit mbi-mesatar e tej. Kursi do të zhvillohet në 72 orë mësimore. Për të gjitha regjistrimet deri në datën 8 shkurt, kursi vjen me një ulje të pazakontë për këto përgatitje, nga 21.600 lekë në 15.000 lekë.
Po çfarë do të mësoni me kursin tonë?
✔ Do të mësoni hapat e shkrimit të një eseje; që nga planifikimi i paragrafëve deri në ndërtimin e saj të plotë nën presionin kohor prej 30-minutash.
✔ Do të njiheni me teknikat e të mbajturit shënime. Të mbajturit shënime siç duhet është pikë kyçe për një rezultat të lartë në provim.
✔ Do të ballafaqoheni me modele përgjigjesh për çdo pyetje në Speaking; do të mësoni shprehje të dobishme që ndikojnë në vlerësimin tuaj.
✔ Do të zotëroni taktika të suksesshme për pjesën sfiduese të të Lexuarit. Tekstet në seksionin e të lexuarit janë të gjata dhe koha mund të menaxhohet me dobi vetëm kur ndiqen strategjitë e duhura.
✔ Do të provoni përvojën e testimin sikurse ai në provimin real. Përgjatë kursit do të zhvilloni tre teste të plota.
Të Dhënat e Kursit Përgatitor për TOEFL
Kohëzgjatja: 12 shkurt– 3 maj (72 orë)
Pagesa: 21.600 lekë (i gjithë programi)
Orari: e hënë – e enjte, 16.40 – 17.50
Për çdo interesim a paqartësi, na kontaktoni në: 069 31 40 170 & [email protected]!