Paketa Verore Për Fëmijë

Paketa Verore për Fëmijë është e hartuar për grupmoshat 6-12 vjeçare. Qëllimi kryesor i Paketës Verore për Fëmijë është që fëmijët të mësojnë a përmirësojnë anglishten nëpërmjet aktiveteteve argëtuese në anglisht. Fëmijët që do t’i bashkohen programit tonë do ta kuptojnë se anglishtja dhe vetbesimi në përdorimin e saj do të përmirësohet për çdo ditë. Mësimi zhvillohet me mësuese të dashura, krijuese që prej vitesh janë marrë me mësimin e fëmijëve.
Paketa Verore ndërthur kursin e anglishtes me aktivitetet sociale të përshtatshme sipas grupmoshës. Mësimet dhe aktivitetet që zhvillohen në Smart Center i japin mundësinë fëmijëve të mësojnë e praktikohen në një mjedis të gëzuar e të sigurtë. Për më tepër, ata do të keni mundësinë të ndërveprojnë edhe me mësues amerikan, super gazmor. 🙂 Ne jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm me studentët tanë fëmijë e të rritur dhe do të vëmë në dispozicion të çdo aktiviteti jashtë ambjenteve të Smart-it mjaftueshëm mësuese për të pasur të gjithë sigurinë dhe qetësinë e nevojshme.
Në programin tonë, aftësitë gjuhësore do të përçohen në formë komunikative. Disa nga tiparet e programit janë:
Grupe të Vegjël
Praktikë komunikimi me mësues amerikan
Të mësuarit nëpërmjet multimedias
Materiale interesante sipas grupmoshave
Shërbim i shkëlqyer
Të dhëna të Paketës Verore për Fëmijë:
Kohëzgjatja: 19 qershor – 31 korrik (40 orë)
Oraret: Në varësi të nivelit (grupi i nivelit fillestar: 10.45 – 12.25, grupi i nivelit paramesatar: 9.00 – 10.40.)
Ditët: Hënë – Enjte
Çmimi: 11.000 lekë
Për interesime, na kontaktoni në: [email protected] & 069 31 40 170.

Pagesa e këtij programi kryhet e plotë në fillim të kursit (brenda tre seancave të para), pasi fëmijët dhe prindërit të jenë njohur me kursin. Pagesa është e pakthyeshme pas.