Paketa Verore për Fëmijë – Oferta e 1-Qershorit

Ata janë gëzimi i mamit dhe i babit, janë dhe gëzimi i Smart-it gjithashtu. Për festën e tyre, ju dhurojmë paketën verore për fëmijë me një super çmim, vetëm 8000 lekë nga 11.000 që kushton. Lexoni më poshtë detajet e paketës!
Është tejet e rëndësishme që studentët tanë të mësojnë me standardet më të larta, ndaj ne synojmë të kemi pjesë të stafit tonë mësuesit më entuziastë dhe motivues, me qëllim që t’i vijnë studentëve në ndihmë duke e praktikuar anglishten në mënyra gazmore dhe interesante. Kështu studentët ndërtojnë më shumë vetëbesim në aftësinë e tyre për të komunikuar në anglisht dhe, si rezultat, janë më të suksesshëm në të ardhmen e të nxënit të tyre.
Nëpërmjet tregimeve, videove dhe aktiviteteve të ndërtuara me përkushtim e kujdes nga stafi i Smart Center, paketa jonë verore i gëzon dhe angazhon fëmijën tuaj, duke e ndihmuar kështu që ta përdorin anglishten në mënyrë kreative. Paketa jonë 40-orëshe është mundësia e shkëlqyer edhe për atë fëmijë që nuk e kanë marrëdhënien më të mirë atë me gjuhën angleze. Ky kurs intereaktiv është hartuar që të krijojë një mjedis të qetë për ta bërë të mësuarin e kësaj gjuhe më të këndshme.
Disa detaje të kësaj pakete verore:

Kohëzgjatja: 19 qershor – 31 korrik (40 orë)
Oraret: 11.00 ose 18.00
Ditët: Hënë – Enjte
Çmimi: e gjithë paketa për 8000 lekë nga 11.000 lekë (për regjistrimet nga 1-5 qershor)
Për t’i ndihmuar studentët të arrijnë maksimumin e tyre, si dhe për ta bërë këtë përvojë në Smart Center të paharrueshme, fëmijët e Smart-it do të ekspozohen në mësues amerikanë përgjatë kësaj rruge 6-javore; për t’i inkurajuar kështu fëmijët të arrijnë potencialet e tyre të plota.
Dhurojani fëmijëve tuaj këtë paketë verore. Është investim që do t’ju shpërblehet pas shumëfish!

Për interesime, na kontaktoni në: [email protected] & 069 31 40 170.