Kurs Online

Kurse Anglisht, Gjermanisht e Italisht

Mëso Online nga Rehatia e Shtëpisë

Shmangni stresin e trafikut dhe kurseni kohë me kursin online të anglishtes, gjermanishtes e italishtes. Mësoni online me mësues profesionistë si të ishit në klasë reale në Smart Center. Ju mund mësoni nga komoditeti i shtëpisë apo i zyrës suaj, duke kursyer kohë të çmuar, pa qenë vazhdimisht me nxitim dhe pa ngecur në trafik. Smart Center ju ofron këtë mundësi të artë duke ju vënë në dispozicion mësuesit e saj më të mirë.

Ja pse kurs online

Kurseni kohë.

Përgatitja për në kurs, ecja dhe trafiku bëjnë të humbisni jo pak nga dita juaj dhe koha është flori. Kursi online kursen shumë kohë dhe mendime.


Mësues të shkëlqyer.

Mësuesit tanë shqiptarë dhe amerikanë janë ndër më të mirët në vend. Përkushtimi me të cilin zor se jeni përballur më parë jemi të bindur se do t’ju impresionojë.


Mjedis i rehatshëm të mësuari.

Në temperaturën që dëshironi, ulur këmbëkryq nga divani a tryeza juaj, fleksibiliteti që mundëson kursi online nuk ka të krahasuar me qëndrimin në klasë.

Larg, por afër.

S’ka rëndësi ku banoni, brenda vendit apo diku larg, mjaft të keni internet dhe jemi afër, gati për t’ju ndihmuar të hidhni hapat e para apo perfeksiononi anglishten tuaj.


Fleksibilitet.

Kursi online mund të ndiqet në oraret dhe me ritmin që dëshironi ju. Duke qenë kurs individual, organizimi i mësimit bazohet në mundësitë dhe nevojat tuaja.


Përmirësimi i aftësive teknologjike.

Na ka ndodhur shpesh që përmes kursit online të kemi përmirësuar dhe shkathtësitë kompjuterike të studentëve, duke i ndihmuar ata më vonë edhe në profesionet e tyre.

Çfarë thonë studentët tanë të kursit online

Kurs Anglisht Online


I take this opportunity to tell everyone how helpful, professional, friendly and loving Smart Center is. I consider myself really lucky to have learnt English here. A lot of kisses from Italy.

Tiziana Oieni
Ekonomiste, Itali

Kurs Anglisht Online


Për mua Smart-i ka qenë një udhëtim jetëndryshues. E kam njohur Smart-in si nga afër dhe online dhe jam tepër e gëzuar që jam pjesë e kësaj energjie pozitive. Ky ka qenë ndër investimet më të vyera në fushën profesionale. Do doja vërtetë t’i rikthehesha kursit sërish. Përvoja e shkëlqyer në Smart nuk mjafton asnjëherë.

Edra Xhaxho
UNICEF, Tiranë

Kurs Anglisht Online


Unë e kam mësuar anglishten online në Smart që nga viti 2012 dhe kjo më ka ndihmuar gjatë gjithë këtyre viteve në punën time. Ndihem më e lirë për t’u shprehur dhe asnjëherë jashtë vendit sepse mund të flas për çdo lloj gjëje dhe kjo është shumë, shumë e rëndësishme.

Xhiliola Dardha
Life Coach, Itali

Kurs Anglisht Online


Pesë yje nuk do mjaftonin. Ia rekomandoj Smart-in kujtdo që kërkon shërbimin më të mirë, teknikat mësimdhënëse më produktive, rezultatet më të larta dhe mësuesit e mrekullueshëm. Punë e shkëlqyer, Smart Center!

Eri Zenelaj
Infermiere, SHBA


Çfarë përfitoni nga kursi online

✔ Seanca të mirëstrukturuara me objektiva të qarta çdo orë mësimi
✔ Orar fleksibël në varësi të nevojave tuaja
✔ Seanca individuale dhe në grup
✔ Çmime konkurruese


Giobert Albania transformon stafin e inxhinierëve shqiptarë në italishtfolës perfektë me kurs online

Kompania prestigjioze italiane Giobert Albania, produktet e së cilës përdoren nga markat e makinave si: Ferrari, Ford, Fiat, Alfa Romeo, Lancia, Maserati, Iveco etj. zgjodhi kursin online në Smart Center për formimin gjuhësor të inxhinierëve dhe punonjësve të saj në Shqipëri.

Ne kishim, si gjithmonë, motivimin për të parë ecurinë më të mirë të mundshme në mësimin e një gjuhe në të gjitha aftësitë e kërkuara dhe, për më tepër, këtë herë, edhe pasionin në fushën e inxhinierise mekanike.

Kemi ecur ne komunikim, kemi ndjekur me orë materiale dëgjimore dhe kemi analizuar dhe shkruar materiale në komunikimin social dhe atë profesional të fushës. Kemi pare edhe filma, edhe kemi qeshur sa shume, sa here! Kemi jetuar një eksperience të paharrueshme; e themi me të vërtetë.

Me çunat e parë arritëm të mbyllim shkëlqyeshëm, plot pesë nivele, A1 – C1. Tashmë jemi në proces studimi B1 dhe sapo nisëm edhe një kurs A1.

të Njëjtat Mësuese, i Njëjti Shpirt

Mësoni më Shumë për Kurset Online