Home
Michigan Tests

Michigan Tests

Provimet e Michigan-it

MichiganInformacione praktike për kandidatët

Universiteti i Michigan-it i themeluar 200 vite me parë, eshte bërë model i arsimit te lartë Amerikan dhe një nga Universitetet Publike lider që prej Luftes Civile në SHBA. Sot, Universiteti i Michigan numëron më shumë se 41 000 studente në Kampusin Ann Arbor dhe të diplomuarit e tij jane njerëz të suksesshem në çdo anë të botës.

Provimet e gjuhes Angleze nga Universiteti i Michigan-it

• YLTE – Young Learners Tests of English është testim për fëmijë, i cili përfshin të katërta aftësitë gjuhësore. Është një testim i shkëlqyer për të rritur motivimin e studentëve. Ai ndahet në tre nivele, i Bronztë, i Argjendtë dhe i Artë. Ky testim e bën përvojën  e provimeve të këndshme dhe të dashur për fëmijët.

ECCEThe Examination for the Certificate of Competency in English është një provim i nivelit mbi mesatar që i përket nivelit B2 sipas referencave Europiane mbi gjuhët e huaja. ECCE ofron një certifikatë të vlefshme për gjithë jetën. Provimi bazohet në 5 aftesitë e gjuhës, Reading, Listening, Writing, Grammar dhe Speaking. Ofrohen në Shqiperi 2 herë në vit . Çmimi 140 Euro.

ECPE The Examination for the Certificate of Proficiency in English  është një provim i nivelit te avancuar, C2 sipas referencave Europiane mbi gjuhët e huaja. ECPE ofron nje certifikate te vlefshme per gjithe jeten. Provimi bazohet ne 5 aftesite e gjuhes, Reading, Listening, Writing, Grammar dhe Speaking. Ofrohet ne Shqiperi 2 herë ne vit. Çmimi 155 Euro.

METMichigan English Test është një provim që vlerëson njohuritë duke filluar nga niveli Elementary (A2) deri ne nivelin e Avancuar (C1). Provimi bazohet në 2 aftesitë e gjuhës Reading dhe Listening dhe në bazë të numrit te pikëve te fituara percaktohet dhe niveli i gjuhës nga A2 deri ne C1. Certifikata ështëe vlefshme per 2 vite. Ofrohet ne Shqiperi 1 herë në muaj . Cmimi 90 Euro.

Tre provimet e mësipërme (ECCE, ECPE & MET)  janë te njohura nga MASH per studimet Master dhe Phd si dhe vlejnë per efekte punësimi.

 

Leave a Comment

*

*