Michigan ECCE, Synimi i Radhës

Që prej vitit të parë të Maturës Shtetërore, pas kursit përgatitor për maturën, na është besuar edhe përgatitja për provime ndërkombëtare si: Cambridge ESOL, TOEFL, IELTS, TOEIC & Michigan Tests. Edhe këtë fund-mature jemi gati për sfidën e radhës, për shijen e triumfit të radhës, për certifikimin e radhës. Kemi zgjedhur së bashku me maturantët certifikimin e përjetshëm të nivelit B2, ECCE.
ECCE, The Examination for the Certificate of Competency in English, është certifikim ndërkombëtar që teston aftësitë gjuhësore si: leximin, degjimin, shkrimin, gramatiken & fjalorin dhe te folurit. ECCE-ja fokusohet në përdorimin komunikativ të gjuhës angleze në të katër aftësitë e saj dhe gjuha që testohet është më tepër anglishte e përgjithshme, sesa akademike. Testimi dhe koha që i jepet secilës aftësi është si më poshtë:
ECCE Test Smart Center
Certifikimi i Universitetit të Michigan-it, ECCE, kërkon një numër të caktuar pikësh për t’u kaluar. Shikoni tabelën e mëposhtme për më tepër detaje:ECCE Vlerësimi
Certifikata e ECCE do t’ju nevojitet studentëve në shumë faza dhe fusha të jetës së tyre personale, akademime dhe profesionale. Ky certifikim, përveçse një sfidë, do të jetë i dobishëm për studentët si dëshmi e nivelit B2 të gjuhës angleze për tërheqjen e diplomave pasuniversitare, si dhe për aplikime për punë ose ngritje në detyre.
Duke qenë se me pjesën gramatike dhe atë të të lexuarit maturantët kanë punuar fort gjatë përgatitjes për provimin e maturës, gjatë orëve përgatitore për ECCE ne do të përqëndrohemi më se tepërmi në përmirësimin e teknikave për pjesën dëgjimore, si dhe me zgjerimin e fjalorit dhe pasurimin e tij me shprehje idiomatike, që janë gjerësisht të testuara në këtë provim. Për këtë do të përdoren edhe platforma elektronike që na e lehtësojnë mësimin dhe përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve të reja. Pjesa e folur dhe e shkruar do të ketë gjithashtu vend të bollshëm edhe në këtë përgatitje.
Smart Center ka përgatitur për të gjithë maturantët një paketë verore më tepër se joshëse. Paketa përmban 75 orë dhe do të kushtonte 22 500 lekë. Smart-i ka menduar që kjo përgatitje pasmature të vijë sa më e lehtë për xhepat e prindërve dhe studentët e regjistruar për këtë paketë do të përfitojnë plot 8500 lekë ulje. Pra, ky kurs prej 75 orësh do të kushtojë vetëm 14.000 lekë.  Ne duam që maturantët ta zgjedhin këtë certifikim edhe për t’i treguar vetes se ne vendosim qëllime dhe i arrijmë ato.
“Life without Goals is like a race with no finish line. You’re just running to nowhere.”