Metodat

Çfarë libri të zgjedhim për të mësuar anglisht

Edicioni i ri i Inside Out

Edicioni i ri i Inside Out

Inside out është një metodë për të rritur dhe adoleshentë, e cila konsiston në gjashtë nivele. Ajo është e ndërtuar mbi gramatikë dhe leksik, të folur, lexim motivues dhe dëgjim. Synimi kryesor i kësaj metode është zhvillimi i aftësive komunikuese.

Pse Inside out?
Sepse është:

  • Gjithëpërfshirëse – përveç argëtimit, Inside out përfshin edhe pjesën e nevojshme gramatikore. Autorët e kësaj metode besojnë se një bazë e mirë gramatikore është e nevojshme për çdo kurs.
  • E fokusuar në të katër aftësitë, duke dhënë në çdo mësim edhe pasurim fjalori.
  • E larmishme dhe fleksibël.
  • E thjeshtë për tu përdorur – mësimet janë të thjeshta për tu ndjekur.

Veçoritë kryesore të Inside Out

  • Detyra që ndihmojnë studentët të zhvillojnë aftësitë komunikuese të jetës së përditshme.
  • Aktivitete tërheqëse dhe të personalizuara për t’i inkurajuar studentët të artikulojnë atë çka dinë.
  • Fokusohet në ushtrime që theksojnë dhe riciklojnë fjalorin, me qëllim që studentët të kenë një fjalor më të pasur e më aktiv.
  • Aktivitete imagjinare të bazuara mbi tekste interesante e zbavitëse, përfshirë këtu këngë të muzikës pop, fragmente librash si dhe artikuj revistash.

Të folurit
Njohuria pasive që kanë studentët për anglishten do të aktivizohet gradualisht gjate kursit. Studentët kanë kohë të mjaftueshme për të përgatitur atë çka duan të thonë e se si ta thonë.
Studentët inkurajohen vazhdimisht që të bazohen tek eksperiencat e tyre për të zhvilluar aftësitë e të folurit; ky ‘personalizim’ është pjesë e rëndësishme e kursit , ku studentët mund të zgjedhin t’i detajojnë ose jo këto eksperienca.

Gramatika dhe leksiku
Autorët i japin tepër rëndësi zhvillimit të të folurit, por ata e dine mirë se sa e rëndësishme është një strukturë e mirë gramatikore për progresin e studentëve.
Studentët inkurajohen që ta ‘vënë re’ pjesën e re gramatikore. Ju jepet mundësia të punojnë me fjalorin e ri në situata të ndryshme nëpërmjet një sërë aktivitetesh tërheqëse e të personalizuara.

Tekstet
Tekstet janë tepër interesantë e me shumë humor. Aty përfshihen artikuj, fragmente librash, faqe interneti, letra, intervista dhe këngë origjinale të muzikës pop. Shumë nga tekstet janë autentike dhe çdo mësim ka të paktën një tekst më të gjatë , në varësi të nivelit.