Mëso dhe Argëtohu

Të mësosh një gjuhë të huaj kërkon kohë, kohë edhe lodhje shpeshherë. Për këtë arsye të mësuarit nuk mund të jetë vetëm mësim dhe studim bajat, por diçka shumë më tepër: mësim dhe argëtim. Argëtimi është mënyra më e frytshme për motivimin e nxënësve.  Ata kanë tendencën të jenë më të përqëndruar dhe të mbajnë mend më mirë atë që mësojnë kur është argëtimi në mes.

Shkodër – Tivar – Budva – Kotor – Ulqin –  Ky ishte destinacioni ynë i radhës. Këtë fundjavë udhëtuam për në Malin e Zi. Pothuajse të gjithë kanë dëgjuar për bukuritë e tij, ndaj ne do t’i shmangim këto detaje, por nuk do lëmë pa thënë se sa ne u argëtuam. Shumë!!!

Çdo aktivitet apo udhëtim që Smart Center organizon, përveç argëtimit, ka si synim edhe të mësuarin. Udhëtimi për në Mal të Zi, falë guidës që na shoqëronte, bëri të mundur që nxënësit të mësonin rreth historisë së këtij vendi dhe gjatë udhëtimit ata testonin njëri-tjetrin në anglisht rreth informacioneve që morën.

Për t’i dhënë ngjyrim edukativ udhëtimit, me ne ndodhej edhe pedagogu ynë amerikan; dhe përveç historisë së Malit të Zi që përmendëm më sipër, nxënësit përforcuan fjalorin që lidhet me udhëtimet dhe mësuan dhe shumë fjalë të reja. Dhe për më tepër akoma, katër ditë pas udhëtimit ata i përvetësuan edhe më mirë ato fjalë duke zhvilluar një orë mësimi më pedagogun amerikan në lidhje me udhëtimin dhe në fund shkruan një ese me titullin: Travelling to Budva.

Erdhi e djela! Udhëtimi i radhës na pret!

Na lexoni!

6 Komente »


  1. toni thotë: — 28 May 2010 @ 9:13 pm

    hei bravo bravo bukur bukur me pelqen shum shkolla juaj dhe shum me suksese keni qen dhe jeni ahah

  2. Smart Center thotë: — 28 May 2010 @ 9:48 pm

    Faleminderit Toni! Së shpejti Smart Center do të organizoj sërish aktivitete të tjera të këndshme!

  3. dovi thotë: — 30 May 2010 @ 5:58 pm

    Smart Center is the best of the English schools in the world.

  4. Smart Center thotë: — 30 May 2010 @ 6:18 pm

    Hey Dovi, our dear student, thank you so much! You made Smart Center very happy today. Also, you did great in the environmental competition.

    Thank you for studying English with us!

  5. sara thotë: — 16 June 2010 @ 6:33 pm

    Jemi shume qe shkruajme per suksesin e qendres suaj,urimet dhe fjalet e mira jane pa fund,por jeni ju qe na habisni se pa mbaruar urimet per njeren ju filloni me tjetren! SUKSESE!! se jam e sigurt qe do te jene pafund….

  6. Eri B. thotë: — 16 June 2010 @ 7:19 pm

    E dashur Sara,

    Kënaqësia që morëm prej fjalëve të tua ishte tepër e madhe! Mbetesh ndër studentët shumë të dashura për mua dhe mezi pres të të kem në klasë ditën e premte.

    Të falenderoj me zemër!

    Përqafime,

    Eri

Shkruaj nje koment