Kurse Individuale – Anglisht, Gjermanisht, Italisht

Kurs Individual nënkupton praninë e vetëm një studenti së bashku me mësuesin. Kurset Individuale mund të zhvillohen përgjithësisht për Anglishte të Përgjithshme ose atë Përgatitore për provime. Por nuk mungojnë edhe për gjermanisht dhe italisht për profesionistët.

Avantazhet e Kurseve Individuale

✔ Studentët e kanë të gjithë vëmendjen e mësuesit për vete, për t’u fokusuar kështu vetëm në nxënien e tij.
✔ Mësimet hartohen sipas interesave dhe nevojave specifike të studentit.
✔ Pasi mësuesi është njohur me stilin e të mësuarit të studentit, përshtat metodat e mësimdhënies sipas atij stili dhe ritmi të nxëni.

Niveli & Kohëzgjatja

Ky kurs ofrohet për çdo lloje niveli dhe mund të zgjasë për aq kohë sa dëshiron studenti.

Mësimet

Ritmi dhe orari i seancave mësimore mund të zgjidhet nga vetë studenti, në bashkëpunim edhe me qendrën. Studenti mund të zgjedhë deri në 15 orë në javë dhe mund ta alternojë kursin, nëse ka një numër të madh orësh në ditë, edhe gjatë dy pjesëve të ditës.

Kurs Individual Anglisht
Kurs individual me Profesor Martinin nga Anglia

Objektivat

➫ T’i ekspozojmë studentët me metoda e teknika mësimdhënieje inovative të cilat zhvillojnë të katër aftësitë gjuhësore, duke i dhënë rëndësi shumë të madhe komunikimit, si atij të folur, edhe të shkruar.
➫ Të përmirësojmë vetëbesimin e çdo studenti gjatë përdorimit të anglishtes.
➫ Të ndihmojmë studentët të zhvillojnë strategjitë e veta të të mësuarit në mënyrë që të ketë përmirësim të vazhdueshëm edhe pas kursit.
 
Çmimi i një ore mësimore është 1200 lekë. Me mësues të huaj, ora mësimore kushton 12 euro.
Një orë mësimore zgjat 55 minuta.
Numri minimal i seancave që mund të rezervoni është 10.
Pagesa kryhet gjatë tre seancave të para, pasi studenti të jetë njohur me kursin dhe metodat tona mësimdhënëse.