Home
Kurs Individual

Kurs Individual

Kurs Individual nënkupton praninë e vetëm një studenti së bashku me mësuesin. Kurset Individuale mund të zhvillohen për Anglishte të Përgjithshme ose atë Përgatitore për provime.

Avantazhet e Kurseve Individuale

✔ Studentët e kanë të gjithë vëmendjen e mësuesit për vete, për t’u fokusuar kështu vetëm në nxënien e tij.

✔ Mësimet hartohen sipas interesave dhe nevojave specifike të studentit.

✔ Pasi mësuesi është njohur me stilin e të mësuarit të studentit, përshtat metodat e mësimdhënies sipas atij stili dhe ritmi të nxëni.

Niveli & Kohëzgjatja

Ky kurs ofrohet për çdo lloje niveli dhe mund të zgjasë për aq kohë sa dëshiron studenti.

Mësimet

Ritmi dhe orari i seancave mësimore mund të zgjidhet nga vetë studenti, në bashkëpunim edhe me qendrën. Studenti mund të zgjedhë deri në 15 orë në javë dhe mund ta alternojë kursin, nëse ka një numër të madh orësh në ditë, edhe gjatë dy pjesëve të ditës.

Objektivat

➫ T’i ekspozojmë studentët me metoda e teknika mësimdhënieje inovative të cilat zhvillojnë të katër aftësitë gjuhësore, duke i dhënë rëndësi shumë të madhe komunikimit, si atij të folur, edhe të shkruar.

➫ Të përmirësojmë vetëbesimin e çdo studenti gjatë përdorimit të anglishtes.

➫ Të ndihmojmë studentët të zhvillojnë strategjitë e veta të të mësuarit në mënyrë që të ketë përmirësim të vazhdueshëm edhe pas kursit.

Kurs Individual

 

Çmimi i një ore mësimore është 1200 lekë. Me mësues të huaj, ora mësimore kushton 12 euro.

Një orë mësimore zgjat 55 minuta.
Numri minimal i seancave që mund të rezervoni është 10.
Pagesa kryhet gjatë tre seancave të para, pasi studenti të jetë njohur me kursin dhe metodat tona mësimdhënëse.

2 Comments

  • Mimoza Demo says:

    Pershendetje !Me quajne Mimoza Jam e interesuar per nje kurs Anglisht ,me shume per fjalor dhe per te folur ,por te pakten 1 here ne jave ,2 ore te shtune ose te diel sepse jam e zene Ju faleminderit !

    • Mesuese Eri says:

      Përshëndetje, Mimoza! Shumë faleminderit për interesimin! Kursi që ju kërkoni është shumë i mundur ditëve të diela nëse edhe për ju është ditë e përshtatshme. Ju lutem, a mund të na dërgoni një numër kontakti në: 069 31 40 170 ose info@smartcenter.al? Mund të organizohemi për të nisur shumë shpejt.

Leave a Comment

*

*