Kurs Anglisht Online

Ndër pjesët që shijen ia shton jetës është pasioni për punën që bën, e lodhshme dhe në qoftë ajo. Mësimdhënia për shumë mësues, të cilët prej vitesh e kanë profesion, mund të bëhet e mërzitshme dhe rutinë. Ajo që dua të ndaj me ju sot ka tjetër shije, tjetër vend e tjetër kombësi.

Prej disa javësh harta e studentëve tanë online është zgjeruar; i ka kaluar edhe kufijtë. Tani pjesë e këndshme e pasditeve të mia janë bërë edhe Tiziana (Titty), Sonia dhe Cosimo, duke m’i shtuar kështu sfidat në aspektin profesional. Tiziana është një studente e nivelit mbi-mesatar, inteligjenca dhe dija e së cilës m’i lezeton orët mësimore. Sonia, Siciljania 37 vjeçare, është e nivelit fillestar. Sonia-s i kam mësuar ‘What’s your name-in’ dhe tani sigurisht që di shumë më tepër se aq.  Pastaj vjen Cosimo, bashkëshorti i Sonias, niveli para-mesatar. Këto orë me Cosimon jam duke punuar me zhvillimin e aftësive komunikative, duke qenë se, për shkak të prefesionit, atij i duhet të udhëtoj në shumë shtete.

Përgatitja për të tre këta studentë është impenjuese, pasi me çdonjërin prej tyre mësimet i hartoj vetë. Në ndihmë më ka ardhur edhe Leo Babauta, artikujt e të cilit preferoj t’i zgjedh për studentët nga niveli mesatar e sipër. Qëllimi i shumë prej orëve të mia mësimore, tek të cilat derdh dashuri patjetër, është reflektimi se si mund ta përmirësojmë një tipar a karakteristikë të sjelljes a ndjenjave tona. Ja, kështu njëlloj i shijoj orët me Xhilin dhe Edrën e famshme. Po aq edhe me Parashqevinë punëtore nga Tirana.

Orët mësimore të Smart Center mbartin dashuri për profesionin e zgjedhur dhe dashurinë për këtë profesion na e ushqejnë studentët tanë, tani edhe ndërkombëtarë.

Mësuese Eri